Të këshillohesh prej britanikëve
Shkruan: Shenoll Muharremi
Maspari dëshiroj me theksu që Anglia është vendi më favorit i imi. Thujase gjjthçka që lidhet me atje më pëlqen. Vendi, parqet, pubs, footbolli, diversiteti kulturor, njerëzit, historia.. name it. Nuk di si nuk jam tash atje tu jetu. Mbi të gjitha jam përjetësisht faleminderues për bursën për master nga Qeveria e Britanisë. Na shkolluan, na ushqyen, na veshën e argëtuan. Me ba vaki me na thirrë Mbreti, ju kemi borxh me luftu për vllezërit tanë atje.
Nejse. Pas Brexit, UK është në tranzicion dhe po kërkon një rol të ri. Ekonomia dhe diplomacia e saj ende po paguan fatura nga zhvillimet e viteve të fundit. Divorci nga BE, pandemia, inflacioni, migrantët.. kogja sfida kanë. Anglezët kanë qenë superfuqi botërore e kanë dominu botën si askush pastaj.. Tash po adaptohen në një realitet të ri.
Lufta në Ukrainë. Kjo është roli dhe puna kryesore që po bëjnë qe 15 muaj. Me shkathësinë e tyre ushtarake dhe të inteligjencës po i ndihmojnë Ukrainës më shumë se çdo vend tjetër. Të krijohet përshtypja që ata e jo Ukraina po lufton me Rusinë. Histori e gjatë si dhe pse, por gjithmonë ka qenë ashtu.. Britania e ka mvarshmërinë më të vogël në Europën nga gazit Rus. Nëse Europa qëndrore e ka rreth 40%, Britania, nëse nuk gaboj, e ka rreth 3% vetëm. Kjo e vendosë në pozitë të mirë me luftu Putinin.
Por në Ballkan dhe gjetiu, ndikimi i saj është zbehur. Ata sa ishin në BE kanë pasur rol dhe funksion primar rreth polikës së jashtme dhe politikës së zgjerimit të BEsë. Tash se kanë më. Edhe vëllimi tregtar me Ballkan është i zbehur krahasuar me Gjermani. Kemi lidhje kryesisht ushtarake dhe inteligjence momentalisht. Ata janë një armik i përbetuar i Putinit dhe ekspansionit Rus në Ballkan. Këtu mund të lidhet Albin Kurti dhe Britanezët.
Ata mund të kenë krijuar lidhje të forta në frontin Anti-Rus në Ballkan. Kur u tha që KM Kurti po izolohet nga SHBA dhe BE... ai u prit sot nga Londra. Mesazh shumë i fortë! Mund të ekspozoj shumë rreth pozitave të fundit të Kurtit. Nuk ka asgjë të keqe, por Kurti duhet të ketë kujdes. Ne nuk jemi Britani e Madh me kapacitete dhe fuqi. As shkathësi e armatim. Dëshira me e largu ndikimin Rus më shpejt nga rajoni mund ta bëjë edhe vetë Britaninë lakmitare. Vendet e vogla si Kosova duhet të jenë të parëndësishme në marrëdhënie ndërkombëtare.
Kur e ke mbeshtetjen e një vendi gjigant si Mbretëria e Bashkuar, inkurajohesh. Por nëse puna bëhet keq, ne nuk do mund tja dalim. Askush nuk mund të vie të përfshihet në një përleshje hipotetike. Kosova duhet me vepru me maturi, se nuk është e zoja vetës rreth mbrojtjes së kufinjëve. As Ukrainë nuk është. Armatin as sa Shqipëria nuk ka. Pozicioni më i mirë është me qenë i parëndësishëm dhe mos ne qenë i dukshēm dhe pjesë e lojës. Neutralitet derisa forcohesh me kapacitete për të mbrojtur vehtën. Nuk e ka me qëllim të keq askush. Sidomos Britanikët. I kemi vllezër. Por Kosova nuk mundet të ndërmarr avantura kundër askujt, e aq më pak kundër Rusisë. Kosova duhet të konsultoj të gjithë partnerët e saj, sidomos Gjermanin dhe SHBA. Edhe Britaninë patjetër. Jam i sigurt që ata janë partneri më kryesor që mund të na ndihmojnë në ngritjen e ushtrisë dhe armatimit që të mbrohemi nga reziqet e përbashkëta rajonale dhe globale.