Shfaqja e një kameleoni hipokrit në Zërin e Amerikës
Shkruan: Afrim Kasolli
Shfaqja e një kameleoni hipokrit në Zëri të Amerikës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë intervistës së tij në edicionin e lajmeve në Zëri të Amerikës, e bëri atë që dinë ta bëje më së miri, ta luaj rolin e një kameleoni hipokrit. Dhe po ashtu të shfaqet viktimë për hir të përfitimeve të brendshme elektorale. E tére intervista e tij nuk qe asgjë tjetër, pos një manipulim i opinionit publik , më të njëjten logjike të pushtetit, për procesin e dialogut me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ajo shfaqje nuk ishte sulm kundër politikave të padrejta te Bashkimit Evropian në procesin negociator, siç edhe u perceptua ne Kosovë. Por një përpjekje për t'u viktimizuar për pranimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin e demonstruar nga ky pushtet për ta themeluar atë entitet. Fakt ky, që është dëshmuar nga të gjithë burrështetasit evropiane që ishin pjesë e takimit me kryeministrin Kurti në margjina të samitit të BE-se, që u mbajt në Bruksel para pak kohë. Madje pas atij eventi, ishte kanceleri i Gjermanisë që dëshmoi se Kryeministri Kurti u ka premtuar se do ta përfundojë këtë detyrë politike.
Atëherë për ta maskuar këtë hipokrizi, Glauki u përkujdes që ta sulmoi BE-né nga Uashingtoni, se ajo nuk pas pasur të drejtë t'ia imponojë Kosovës këtë dokument. Të arsyetohet para atyre që i kanë marrë votat se nuk po i tradhëtojnë premtimet para tyre, por politikat padrejta të vendeve të evropiane na kanë sjellur në këtë situatë. Se nuk na lanë hapësirë tjetër, pos të veprojmë në këtë mënyrë, për të mos rrezikuar me shumë. E në fund të dalin si shpëtimtare të shtetit të Kosovës, sepse këto lëshime ishin të detyruar t'i bënin për përfitime më të mëdha.
Sikur të ishte qendrim i njemnedt i pushtetit ajo që deklaroi Kryekuvendari Konjufca, atëherë këtë draft dhe propozim do ta kishin refuzuar ditën që ua sollën pesë emisarët perëndimore në Prishtine. Përkundrazi, ishte vetë i pari i qeverisë që e quajti si një fillim të ri. Kurse në vazhdimesi ai mbronte tezën se me këtë model të Asociacionit po merr fund trashëgimia e mosnjohjese e Serbisë. Apo sikur vërtetë ata të ishin të sinqertë se renditjen e pikave të zbatimit të Marrëveshjeve duhet ta beje Kosova, nuk do ishin pajtuar në Ohër që një gjë e të tillë t'i mbetet në diskrecion të sponsorizuesit të dialogut për përcaktimin e prioriteve.
Por pikërisht pse janë pajtuar me këtë logjikë te negociatave dhe që është në dëm të interesave shtetërore të Kosovës, tash pushtetit po i duhet shfajësim. E kete detyre metoi ta arsyetoi Glauku në Zëri të Amerikës. Që me vajet e tij të kërkonte mirëkuptim për tradhëtinë e bërë ndaj elektoratit. Dhe të zhvishet me shefin e tij nga përgjegjësia për këtë akt. Sepse është bërë përkunder vullnetit të tyre, çfarë edhe nuk e bënë këte mazhorance fajtore për këtë lëshim ndaj interesave shtetërore. Fakt ky, që dëshmon se tashmë këtij pushteti nuk i ka mbetur tjetër opsion për ta ruajtur legjitimitetin, pos nëpërmjet "këngës së kukavajkes".