S’e lëmë Marrëveshjen e Ohrit të shkojë posht’ me vendime të budallme - NACIONALE

S’e lëmë Marrëveshjen e Ohrit të shkojë posht’ me vendime të budallme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manuel Sarrazin

Deklarimi për media i Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor i Qeverisë së Gjermanisë:

Mbrëmë vendosa që spontanisht të udhëtoj për në Kosovë, shkaku se jemi tejet, tejet të shqetësuar me situatën që u zhvillua dje. Jam tejet i bindur që dje ishte ditë e keqe për Kosovën dhe për tërë Ballkanin Perëndimor.

Që kur kam marrë mandatin si Përfaqësues Special i Qeverisë Gjermane në mars të vitit të kaluar, përpiqem që çdo ditë të punoj bashkërisht me kolegët e mi nga Bashkimi Evropian, nga Kombet e Bashkuara dhe shtete tjera anëtare evropiane për lajme të pozitive për rajonin. Neve na duhen lajme të mira e pozitive në ndërtimin e një zgjerimi kredibil të BE’së për rrugën e Ballkanin Perëndimor drejt BE’së. Dhe, marrëveshja e arritur në Ohër para dy muajve nën lehtësimin e Përfaqësuesit të Lartë Borrell dhe Përfaqësuesit Special Lajçak është një hap i madh për lajme pozitive dhe projektor pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Mesazhi im sot është: nuk do të lejojmë që shanset e Ohrit të shkojnë posht' prej disa vendimeve të budallme.

Unë e kuptoj që për shumë njerëz në Republikën e Kosovës deklarimet që vinë nga Beogradi javëve dhe muajve të fundit nën Marrëveshjen e Ohrit janë të vështira për t’i kuptuar dhe pranuar, por çdo politikan në këtë vend e po ashtu edhe në rajon ka përgjegjësinë vetanake të tij për veprimet dhe vendimet e veta. Nëse ju ndjeni se dikush po hedh lloç, kjo nuk të arsyeton të nisësh të gjuash lloç edhe ti.

Kjo lloj qasje nuk është bazë për afrim në Bashkimin Evropian. Ne kemi Marrëveshjen e Ohrit dhe dialogu është baza e afrimit drejt Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë. Bashkimi Evropian është një zonë e sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të lirive personale. Sundimi i ligjit për neve është i rëndësishëm dhe unë e kuptoj detyrën e autoriteteve të Republikës së Kosovës për të aplikuar sundimin e ligjit anekënd territorit të Kosovës. Por, jo çdo veprim ligjor është politikisht gjë e mençur. Disa madje mund të jenë edhe politikisht të rrezikshme.

Lajme të ngjashme