Sa më shumë rritet zullumi për biznese dhe qytetarë, aq më afër është fundi
Shkruan: Shenoll Muharremi
Nëse në zgjedhjet e 9 shkurtit Albin Kurti dhe LVV luajtën si në kazino me fatin e partisë me metodën "o krejt (pushtetin), o asgjë" dhe i humbën krejt, sepse nuk arritën as me 400,000 vota ta formojnë qeverinë, tani jemi në një situatë ku me zgjedhjet e ardhshme të pashmangshme, LVV po luan dhe po rrezikon me fatin e Kosovës dhe ekonomisë së saj.
Dje patëm një rast të korrupsionit elektoral me pagën minimale, ku menduam se ishte kulmi i korrupsionit elektoral. Por ja që sot kjo ka eskaluar. Sot kemi rastin me pagën e 13-të në sektorin publik, pa asnjë analizë e asnjë vlerësim të ndikimit.
Të gjitha këto po bëhen, jo për të mirën e Kosovës dhe interesin publik, por për të tentuar ta korruptojnë qytetarin më të varfër të Europës dhe për t'ia blerë votën.
Jo për demokraci dhe mirëqenie, por për pushtet absolut.
Paratë publike që do të duhej të investohen për rritjen e bizneseve dhe ekonomisë po alokohen në paga publike ku pastaj po dalin jashtë vendit dhe po e rrisin importin e deficitin tregtar. Krejt kjo po krijon presion tek bizneset vendore dhe mbi të gjitha migrim.
Në vend se me i fuqizu bizneset vendore që me u rritë fuqia blerëse duke ulur cmimet, këta po rrisin pagat dhe rrjedhimisht cmimet/inflacionin dhe importin, deficitin e migrimin.
Me këto veprime, barra për bizneset vendore po rritet vazhdimisht dhe ekonomia jonë rrezikon të kolapsojë nga presioni fiskal që po krijohet me veprime si paga minimale dhe paga e 13-të.
Edhe ashtu hendeku është i madh mes sektorit publik dhe atij privat. Privati paguan, por nuk e sheh hajrin për asgjë; publiku abuzon me pozitën dhe ligjin, dhe i merr edhe më shumë "haraxh" privatit vetëm për me tentu me i fitu disa vota më shumë.
E pse e bën këtë? Sepse do pushtet absolut. Do vota, e nuk mërzitet për fatin e Kosovës dhe qytetarëve të saj në të ardhmen.