Pse po hesht opozita në Kosovë për dosjen Epstein? - NACIONALE

Pse po hesht opozita në Kosovë për dosjen Epstein?

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Afrim Kasolli

Publikimi i dosjeve të Jeffry Epstein ka shkaktuar një trandje globale. Liderë shtetesh, akademikë, diplomatë, drejtues të institucioneve financiare etj u pa sesi kishin rënë në grepin e tij. Madje gazetarë sikur Andreë Marr kanë shtruar tezën se i njëjti ka mundur të jetë edhe agjentë i Moskës me qëllim që ta komprometojë elitën perëndimore. Duke qenë se i J.Epstein, gëzonte mjete të pakufizuar financiare dhe po ashtu në “haremin” e tij vepronin shumë vajza të reja ruse(kuptohet jo vetëm nga ky shtet) i bëjnë të besueshme konsipracione të tilla. Ndaj këtij kolapsi moral janë artikuluar kritika të ndryshme. Në Kosovë deri më tani kanë reaguar vetëm ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ish-ministri i punëve të Jashtme Bexhet Pacolli, pasi emrat i tyre gjendet në këto dosje. Të dy deri më tani e kanë mohuar se kanë pasur ndonjë lidhje apo kontakt me këtë person me sfond kriminal.

Sidoqoftë, ajo që është shqetësuese për Kosovën mbetet fakti se në dosjet e Jeffresy Epstein, figuron edhe emri i diplomatit të BE-së, Mirosllav Lajcak. Dhe i njëjti përpos gjuhës pedofilike që e ka përdorur në këto komunikime, në bisedë e sipër e dëshmon edhe dashurinë e tij politike për krye diplomatin rus, Sergei Lavrov, që nuk është asgjë tjetër pos subordinim ndaj interesave gjeopolitike të Kremlinit.

Ndërkohë, siç dihet diplomati sllovak për një mandat të plotë ishte i dërguari i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, nën menaxhimin e të cilit u arrit Marrëveshja bazë e Brukselit dhe Aneksi i Zbatimit të Ohrit, për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit . Akord ky për të cilin u pajtuan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti, Aleksander Vuqic.

Ka mjaftuar ky fakt për të ngritur alarmin ndaj kësaj marrëveshje, kur tashmë ka të dhëna publike se njëri nga lehtësuesit e saj kryesor ndërkombëtar vuan nga një dashuri platonike për Lavrovin. Pra thjesht sa ka mundur ta dëmtojë pozicionin e Kosovës në këtë rol?

Dhe në këtë drejtim është e çuditshme heshtja e opozitës ndaj këtij skandali politik. Sepse nëse përgjegjësia e tij është penale individuales sai përket komunikimit të tij me natyrë pedofilike, në rastin e dytë ka implikime politike për shtetin e Kosovës.

Prandaj është detyrë urgjente opozitës në Kosovë që të kërkojë përgjegjësi nga Qeveria e Albin Kurtit, se pse është pajtuar që një diplomat më motive filo-ruse të jetë edhe ndërmjetësues për Kosovën. Megjithatë ende nuk kemi parë një reagim serioz opozitar ndaj këtij skandali.

Kjo heshtje mbase duket të jetë e motivuar nga dy kalkulime kryesore. Ose partitë opozitare janë të traumtizaura nga rezultatet e 28 dhjetorit dhe tashme e kanë bindur vetën se në vend të kritikës e rezistencës, mbijetesën e tyre politike duhet të kërkojnë vetëm me marrëveshje me Albin Kurtin, ose ka gjasa që edhe individë nga opozita në momente “dobësie”gjatë vizitave të shpeshta në SHBA, të kenë renë në kurthin e J.Epstein. Prandaj, janë të interesuar që ky skandal të varroset sa më shpejt publikisht. Të vërteten ndërmjet këtyre dy ekstremeve mbase e dinë ato./TVArbëria/

Lajme të ngjashme