Pse duhet të krijohet një qeveri transitore - NACIONALE

Pse duhet të krijohet një qeveri transitore

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shkëlzen Maliqi

Pasi që Albin Kurti nuk i siguroi votat për mandatin e tretë si kryeministër, tani pritet që Presidentja Osmani të nis konsultimet, ndoshta po bënë mirë që nuk po ngutet për të mos interferuar me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, por gjasat që konsultimet do të sjellin qeveri të re stabile janë të vogla. presidentja i ka tri opcione që të 1. shqyrtojë kandidimin e ndonjë emri të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse ai sjell garanci se i ka votat, 2. e mandaton kandidatin për kryeministër nga partia e dytë me vota, respektivisht Bedri Hamzën e PDK-së, dhe 3. shpall zgjedhjet e reja të parakohshme.

Nga deklaratat e liderëve të partive politike nuk ka pasur disponim për opcionet nën 1. dhe 2., të gjithë janë deklaruar për zgjedhje të reja duke shpresuar se ato do të sjellin konfiguracion të ri të raportit të forcave, që do ta mundësonte formimin e një qeverie të "opozitës" që e pamundësojë ripromovimin e Kurtit.

Por, ka një problem që do të duhej të shtynte liderët e PDK, LDK dhe AAK që të bëjnë marrëveshje për krijimin e një qeverie transitore të mandatuar nga kuvendi i zgjedhur më verdiktin e elektoratit me 9 shkurt 2025, për ta parandaluar që Albin Kurti të mbetet edhe më tej në postin e kryeministrit në detyrë, sepse edhe nëse Presidentja vendos që të shkohet në zgjedhje të reja që do të mbaheshin në dhjetor, ka gjasa që do të duhej dy deri tre muaj për konstitituimin dhe krijimin e qeverisë e cila do të marrë detyrën diku në kohën kur Presidentes aktuale i skadon mandati, dhe kjo do të komplikonte tepër shumë stabilitimin e gjendjes dhe normalizimin e qeverisjes të vendit me një kryeministër në detyrë ngatërestar si Albin Kurti që gjatë vitit 2025 ka treguar se nuk ka vullnet e as aftësi për respektimin e kushtetutës dhe ligjeve, por vepronte me arbitraritet si faktor bllokues që 50 herë shkeli kushtetutën e vendit.

Vetëm detyrimi i Albin Kurti që të dorëhiqet menjëherë e eviton këtë rrezik, ai e ka mundësinë që të rikandidohet nga VV për zgjedhjet e reja. Vetëm kështu do ta evitohej pështjellimi që do të ndodhte duke pas në pushtet ende Kurtin në detyrë, Presidenten e skaduar që e zëvendëson Dimal Basha pa asnjë autoritet dhe kukull e Albinit, me kaosin rreth buxhetit të shtetit dhe kolapsin e mundshëm me koston e jetesës dhe të ngecjen e mëtutjeshme të ekonomisë...

Më mirë është që të kemi marrëveshje politike për një qeveri transitore të pajtimit të gjerë edhe pa VV-në që mundëson zgjedhjen e një kandidati koncesual për president/e sesa të mbetet në detyrë Albin Kurti përçarës dhe shkelës flagrant i ligjeve.

Lajme të ngjashme