Pse besoj në Ramush Haradinaj! - NACIONALE

Pse besoj në Ramush Haradinaj!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Muharrem Nitaj

Unë i besoj këtij njeriu!

Të rrallë janë njërëzit që për pak kohë në pushtet, lënë gjurmë të pashlyeshme në vendin e tyre. Bëjnë punë që mbahen mend e që shtrihen në themel të një shtetit.

I tillë ka qenë Ramush Haradinaj, të paktën në dy raste sa ishte kryeministër.

Për 100 ditë të qeverisjes së tij të parë në vitin 2005, ai e kishte përmbyllur një proces shumë të komplikuar që i ishte vënë Kosovës si kusht në rrugëtimin e saj drejt pavarësisë, që ishin “standardet para statusit”. Në atë kohë, për të parën herë në historinë e Kosovës ishte krijuar Ministria e Drejtësisë dhe ishin vendosur bazat e themelimit të Ministrisë së Brendshme, që u krijua muaj më vonë, që ishin shtyllat mbajtëse të qeverisjes së pavarur të Kosovës.

I madh kishte qenë roli i Haradinajt në qeverinë e tij të parë, edhe sepse ai kishte qenë njeriu kryesor që i kishte penguar përplasjet e brendshme politike midis të ashtuquajturve “krahë të luftës e të paqes”, të cilat, në atë kohë ishin para shpërthimit, duke i bërë bashkë të dy krahët në një qeveri të përbashkët me Presidentin Historik Ibrahim Rugova.

Dinamikat shtetërore të vendosura prej tij, ishin ndërprerë me aktakuzën e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, dhe Haradinaj, duke qenë një lider i përgjegjshëm, pati deklaruar: “Sot më duhet ta bëjë edhe një sfidë për vendin” dhe pati dhënë dorëheqje, për t’u përballur me drejtësinë e për tu shpallur i pafajshëm pas një procesi të gjatë e të mundimshëm.

Ramush Haradinaj, një prej heronjve të gjallë të luftës për lirinë e Kosovës, i përfshirë me krejt familje në këtë luftë të përgjakshme të UCK-së, me vëllëzër të rënë dëshmorë e vet i plagosur disa herë, ka vazhduar të jetë i vendosur me krejt qenien e tij për përmbylljen e lirisë së Kosovës, që nënkuptonte pavarësinë e plotë të saj.

Natyrisht kjo kishte penguar shumë prej kundërshtarëve dhe armiqve të Kosovës, brenda dhe jashtë, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe e kanë luftuar për vdekje Haradinajn.

Konsistenca e tij, përcaktimi se obligimi i tij ndaj Kosovës nuk ishte kryer sepse Kosova ende nuk ishte një proces i mbyllur, Haradinaj e vazhdon luftën politike dhe në vitin 2017, sërish e merr drejtimin e qeverisë së vendit.

Për pak muaj të mandatit të tij të dytë në krye të Qeverisë, në një proces të vështirë e mision pothuaj të pamundshëm, të kundërshtuar brenda dhe jashtë, Haradinaj arrinë ta bëjë Ushtrinë e Kosovës, me një votë plebishitare në Kuvend.

Sfida e radhës për Haradinajn ishte Trepça, një prej aseteve më të mëdha të Kosovës, pronësinë e të cilës e pretendonin jo vetëm Serbia por edhe shumë të tjerë jashtë Kosovës, duke e miratuar ligjin me të cilin Trepca përfundimisht i kthehej Kosovës. Për më pak se dy vjet qeverisje, Haradinaj si kryeministër, u fokusua në segmente që pavarësinë e shpallur me 2008, e bënin të zbatueshme e të plotfuqishme, duke e bërë realitet pavarësimin energjetik të Kosovës dhe duke e bërë kryeqytetin e Shtetit, për të parën herë në historinë e ekzistëncës së tij, me Ligj.

Sa ishte në krye të qeverisë, Haradinaj, kishte ndërtuar marëdhënie të mira me partnerët dhe me me fqinjët, ndërkaq në pamundësi që të krijonte marrëdhënie korrekte me Serbinë, ishte përcaktuar që Serbinë ta përjashtonte nga vendimmarrja në Kosovë.

Në këtë prizmë duhet parë veprimet e tij për veriun, për Ujmanin e mbi të gjitha duke e ndërprerë pushtimin ekonomik të Kosovës duke e vendosur taksën qindpërqind në produktet që vinin nga Serbia.

Duhet të kenë qenë pikerisht sukseset e vendimet e mëdha të Haradinajt-Kryeministër, që atij për të dytën herë ia ndalin hovin. Edhe këtë herë duke e thirrur në Hagë, e të bindur se ai kurrë nuk do ta dërgonte kryeministrin e vendit përballë prokurorëve. Ky ishte skenari që t’i ndërpritetj edhe mandati i dytë Ramush Haradinajt dhe kjo, jo se ishte në pyetje individi, por sepse duhej disi të ndaleshin sukseset e Kosovës.

Por a mund dhe a duhet të jetë e treta e vërteta!?

A është Ramush Haradinaj përsoni që sot duhet të jetë edhe një herë në krye të Qeverisë së Kosovës. Ka njëmijë arsye në favor të kësaj... Kosovës sot i duhet një njeri i dëshmuar se nuk ka kursyer kurrë asgjë për vendin e e vet;

Dëshpërimisht i duhet një njeri që din se si duhet, si mbrohet e si ruhet vendi;

Një njeri që më mirë se kushdo tjetër është i vetëdijshëm, se shpija nuk mbahet pa miq;

Se miqësia e përhershme me Amerikën dhe jo vetëm është jetike;

I duhet një njeri që projekt jetësor e ka anëtarësimin Kosovës në NATO;

Një njeri që kategoritë e luftës, dëshmorë, martirë, heronj e luftëtarë i ka në zemër;

Dikush që e ka përcaktim kthimin e dinjitetit për secilin që sot është i nëpërkëmbur e i poshtëruar, duke u mundësuar që të kenë paga për jetë të dinjitetshme;

Një njeri që ta kthen besimin se Kosova ka Zot...dhe ai PO, është Ramush Haradinaj.

Unë që e njoh i besoj!

*Nga Muharrem Nitaj - Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së

Lajme të ngjashme