Prototipi i ambasadorit të ShBA-së në Serbi - NACIONALE

Prototipi i ambasadorit të ShBA-së në Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nuk ka dyshim që ambasadorët, sidomos ata nga shtetet e fuqishme, kanë ndikim ose të paktën tentojnë që të ndikojnë në shtetet ku shërbejnë në drejtimin që u përshtatet më së miri qeverive të tyre përkatëse.

Shkruan: Snezana Bjelotomic

Por janë disa diplomatë që e kalojnë kufirin duke e bërë këtë dhe ata, si parim, vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Serbia ka qenë nikoqire e disa ambasadorëve të tillë. Ambasadori i fundit i ShBA-së në Serbi, Shkelqësia e Tij, Christopher Hill, është i njohur për dhënien e “këshillave”. Ai thotë se nuk ka ndonjë ndikim për zgjedhjen e ministrave qeveritarë dhe, prapëseprapë, thotë se qeveria serbe duhet të jetë pro-perëndimore. Ai gjithashtu njihet për komentet ndaj deklaratave individuale të ministrave serbë dhe e mbron qëndrimin se Serbia vërtet nuk ka nevojë për Rusinë.

Kjo nuk është asgjë e re. Për t’ua kujtuar, ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter, për të cilin thuhej se i ka pajtuar Partinë Socialiste të Serbisë dhe Partinë Demokratike dhe ka bërë që ato të punonin së bashku në qeveri më 2008, është cituar të ketë thënë se ShBA-ja nuk do të mund të bashkëpunonte me Serbinë, nëse Vojsllav Koshtunica ose Partia Radikale Serbe e udhëheqin vendin.

Një ambasador tjetër amerikan në Serbi, Michael Kirby, një herë e pat shprehur zemërimin e tij ndaj vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Serbi për ta festuar çlirimin e Beogradit në Luftën e Dytë Botërore dhe kishte shtuar se Serbia është dashur të ftonte udhëheqës të tjerë të ish-Bashkimit Sovjetik si mysafirë në ceremoni, sepse “këto shtetet gjithashtu kanë marrë pjesë në çlirim”.

Ambasadori amerikan, Kyle Scott, ishte shfaqur në një qendër votimi në Zemun gjatë zgjedhjeve për Asamblenë e Beogradit “për të parë se si po shkon procesi zgjedhor” dhe i përmirësonte gazetarët duke thënë se Kosova, në fakt, është shtet sovran.

Një gjentëlmen që mendon dy herë para se të mos thotë asgjë, siç i kishte përshkruar diplomatët shkrimtari John Steinbeck, nuk është diçka që e parapëlqejnë amerikanët. Fjalët e zjarrta vetëm i hedhin benzinë zjarrit në konflikte dhe janë të panevojshme, sepse të gjithë dinë qe një kohë të gjatë se çfarë mendojmë për njëri-tjetrin.

Lajme të ngjashme