Prishtina para kthesës së madhe
Kushtrim GASHI
Këtë të diel, 12 tetor, Prishtina, nuk voton vetëm për kryetarin e ardhshëm, por për vizionin e qytetit. Këto zgjedhje janë shumë më tepër se një garë mes kandidatëve, janë përballje midis dy modeleve të qeverisjes dhe atë modelit të vjetër, improvizues, të ngadaltë e të fragmentuar dhe modelit të ri, që synon modernizim, efikasitet dhe përgjegjësi.
Në këtë sfond, kandidatura e Uran Ismailit, shihet si një simbol i qasjes së re, jo vetëm për përvojën e tij menaxheriale, por edhe sepse ai e lidh vizionin e tij për Prishtinën, me realitetin e përditshëm të qytetit. Ai është një politikan që jeton në Prishtinë, punon në Prishtinë dhe rritë fëmijët e tij në Prishtinë, pra është pjesë e përditshmërisë urbane që e përjeton çdo qytetar. Kjo përvojë, nuk është vetëm emocionale, por edhe politike sepse lidershipi efektiv kërkon empati të bazuar në përvojë reale.
Ismaili, hyn në garë me një bagazh të qartë institucional. Si ministër i Shëndetësisë, ai ka dëshmuar aftësi menaxhuese dhe orientim drejt rezultateve konkrete. Reformat e tij në Ministrinë e Shëndetësisë, dëshmon se kemi të bëjmë me një lideri që di të transformojë struktura komplekse institucionale, diçka që shumë qytetarë e konsiderojnë të munguar në qeverisjen lokale.
Një element që e dallon Uran Ismailin nga kandidatët e tjerë, është edhe lidhja e tij jetësore me Prishtinën. Ai ka lindur dhe është rritur në kryeqytet dhe sot vazhdon të jetojë këtu me familjen e tij. Fëmijët e tij po rriten në të njëjtat lagje, ndjekin të njëjtat rrugë e shkolla publike që i njeh çdo prind prishtinas. Fatin e fëmijëve të tij e ndanë më të gjithë të tjerët, jo si “lider” institucional, që largojnë fëmijët e tyre nga shkollat publike. Kjo e bën atë pjesë të përditshmërisë së qytetit, jo spektator nga jashtë e nga lartë. Jo të veçuar e të privilegjuar. Urani, nuk jeton ne tjetër qytet e të kandidojë në qytetin tjetër. Ai jeton aty ku kandidon.
Ai bashkëjeton e bashkendanë të njëjtin fat me qytetarët e tjerë. Në një kohë, ku shumë kandidatë kanë jetuar dhe punuar jashtë qytetit të Prishtinës, në Londër, Prizren apo qytete të tjera, qytetarët po kërkojnë një lider që e ndan të njëjtin realitet me ta, që përballet çdo ditë me të njëjtat probleme të trafikut, ndotjes dhe infrastrukturës. Kjo afërsi njerëzore dhe emocionale i jep kredibilitet premtimeve të tij për ndryshim.
Një nga shtyllat kryesore të vizionit të tij është transformimi ekologjik dhe urban. Ai propozon një sistem të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave, më shumë hapësira të gjelbra, çështje që kanë qenë ndër shqetësimet më të vazhdueshme të banorëve të kryeqytetit.
Në një qytet ku trafiku është bërë pjesë e përditshme e stresit urban, Uran Ismaili ka ofruar ide të qarta për transport publik të integruar, me përdorim të autobusëve ekologjikë dhe rrjete inteligjente që lehtësojnë lëvizjen. Krahas kësaj, ai parashikon investime në infrastrukturë të planifikuar dhe zhvillim të balancuar midis qendrës dhe periferisë.
Prishtina nuk është vetëm qendër administrative, por laborator i zhvillimit ekonomik. Urani synon ta bëjë kryeqytetin magnet për investime, për biznese të reja dhe për inovacion. Fuqizimi i të rinjve, investimi në arsim dhe krijimi i hapësirave të reja për kreativitet janë elemente që shkojnë përtej politikes ditore, ato ndërtojnë një identitet të ri urban dhe gjenerojnë energji zhvillimore.
Transparenca është boshti i qeverisjes që ai propozon, raportimi publik i çdo shpenzimi, qasje e hapur për qytetarët dhe komunikimi i drejtpërdrejt përmes platformave digjitale.
Kthesa që mund ta vendosë Prishtinën në binarë të rinj
Pas disa viteve të ngadalësisë së projekteve komunale dhe mungesës së efikasitetit, qytetarët po kërkojnë qartazi ndryshim. “Koha për Prishtinën”, që përmendet në këtë fushatë nuk është vetëm retorikë politike, por përpjekje për të rikthyer funksionalitetin, besimin dhe energjinë në kryeqytet.
Në rrjedh të kësaj, Uran Ismaili po shihet si kandidati që kombinon përvojën institucionale me frymën reformuese dhe lidhjen reale me qytetin ku jeton. Ai ofron një model të udhëheqjes që e vendos qytetarin në qendër të çdo vendimi dhe që mat suksesin jo me fjalë, por me rezultate të prekshme.
Prishtina, më 12 tetor, përballet me një zgjedhje thelbësore, të vazhdojë me ritmin e vjetër të improvizimeve, apo të hyjë në një epokë të re të qeverisjes moderne.
Dhe shumëkush beson se kjo epokë mund të fillojë me kthesën e madhe. Me ndryshimin qe është afër dhe me Kryetarin qe po vjen Uran Ismaili.

Dhe shumëkush beson se kjo epokë mund të fillojë me kthesën e madhe. Me ndryshimin që është afër dhe me Kryetarin qe po vjen Uran Ismaili.