Perëndimi korr shumë të mira nga përkrahja e Ukrainës kundër Rusisë - NACIONALE

Perëndimi korr shumë të mira nga përkrahja e Ukrainës kundër Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa po vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus, Ukraina shpesh paraqitet si shumë e varur nga përkrahja ushtarake e ekonomike e Perëndimit. Megjithatë, kjo marrëdhënie nuk është aq njëkahëshe sa mund të duket në shikim të parë. Përkrahja perëndimore vërtet ka qenë thelbësore për ta ndihmuar Ukrainën që ta mbrojë veten, por bota demokratike, gjithashtu, korr një varg të gjatë përfitimesh nga përkrahja për Ukrainën në luftë.

Taras Kuzio

Kritikët e përkrahjes perëndimore për Ukrainën kanë prirje për ta parë këtë ndihmë me thjerra njëdimensionale. Ata i shohin vetëm koston dhe rreziqet, ndërsa e shpërfillin numrin e avantazheve të qarta.

Avantazhi më i rëndësishëm është fitorja në fushën e betejës. Thënë shkurt, Ukraina po e shkatërron gradualisht potencialin ushtarak të Rusisë. Kjo e ulë në masë dramatike rrezikun e paraqitur në pjesën lindore të NATO-s. Me kohë, kjo do të duhej ta lejonte botën perëndimore që ta vendosë vëmendjen te Kina.

Gjatë periudhës fillestare të presidencës së tij, Joe Bideni besohet se i është dukur që Shtetet e Bashkuara duhet “ta parkojnë Rusinë” me qëllim që të përqendrohen në sfidën shumë më serioze të politikës së jashtme, që paraqitet nga Pekini. Suksesi ushtarak i Ukrainës tash po jep ndihmë që të hiqet kjo dilemë.

Humbja në Ukrainë do ta largonte Rusinë nga rangjet e super-fuqive ushtarake të botës dhe do ta linte Moskën duke u ballafaquar me vite të rindërtimit para se të mund ta rrezikonte përsëri rajonin më të gjerë. Në mënyrë jetike, duke e përkrahur Ukrainën, Perëndimi mund ta pakësojë potencialin ushtarak të Ursisë pa i bërë gati trupat e veta ose pa pësuar pasoja në njerëz.

Përkrahja për Ukrainën sot ka shumë më shumë kuptim strategjik se lejimi i Putinit që të përparojë dhe të ketë ballafaqim me një ushtri ruse të fuqizuar në masë të konsuiderueshme më vonë. Siç kanë shkruar ish-sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, dhe ish-sekretari i Mbrojtjes, Robert M. Gates, në “The Ëashington Post”, “mënyra për ta shmangur ballafaqimin me Rusinë në të ardhmen është duke e ndihmuar Ukrainën që ta zmbrapsë pushtuesin tani. Ky është mësimi i historisë që duhet të na udhëheqë dhe ai ua lë urgjencën veprimeve që duhet të ndërmerrren para se të jetë shumë vonë.”

Lajme të ngjashme