Panari i librit, ç'është dhe ç'duhet të bëhet?
Shkruan: Gezim Selaci
PANAIRI I LIBRIT, Ç'ËSHTË DHE Ç'DUHET TË BËHET?
Ç'ËSHTË?
Panairi i librit në Prishtinë është ngjarje e madhe e kulturës në vend. Veçse, dy prirje po ia ulin vlerën dhe hijeshinë atij:
E para, pamjaftueshmëria ose papërshtatshmëria e aktiviteteve kulturore që e shoqërojnë panairin ose që duhet të jenë pjesë integrale të tij, po e reduktojnë atë në një pazar librash me çmime si për bllek frajdi,
E dyta, interesimi i politikanëve për t'u dukur sa më shumë në panair me libra në duar dhe i shtëpive botuese për t'i shfaqur politikanët pranë tezgave të tyre, po e redukton atë në një arenë politike të garës së gërditshme të politikanëve për t'u dukur të knueshëm në publik (kujtojnë që fotografia me libra ka kuptimin e kapitalit kulturor!).
Ç'DUHET TË BËHET?
Panairi i librit duhet të bëhet një ngjarje kulturore për meraklitë e librit dhe të leximit, për ata që duan ta kenë një kremtë libri që në qendër ka lexuesin e autorin dhe jo shitësin e politikanin.
Libri nuk mund të zhvleftësohet në mall për bllek frajdi a në instrument të gatshëm për politikanët që duan të duken të knueshëm në publik.