Miliona për Turqinë, pak për Kosovën
(Shkruan: Shenoll Muharremi)
Vizita e Kryeministrit në Turqi Ekspozon Raportet Asimetrike Ekonomike: Miliona për Turqinë, Pak për Kosovën
Ministri i Turqisë, në një konferencë ku ishte prezent edhe kryeministri i Kosovës, tha dicka me rëndësi: "raportet tregtare Kosovë-Turqi do të rriten në 1 miliardë". Kjo u tha në një kontekst ku qeveria e Kosovës kishte takime të niveli të lartë në Turqi.
Por cka nënkupton kjo për Kosovën? Kur e shef këtë, në parim thuash, 'as mirë'.. por nëse shiqon më thellë cka kjo nëkupton ndoshta nuk është edhe një pasqyrë e mirë për Kosovën. Pse?
Kjo për shkak se fjala është për një raport jashtëzakonisht asimetrik tregtar. Në fakt, Turqia në Kosovë importon rreth 877 milion euro në vit (viti 2023). E Kosova eksporton vetëm 20 milionë euro në Turqi. Kjo asimetri është e tmerrshme për Kosovën. Turqit janë treguar jashtëzakonisht më të suksesshëm rreth ekonomisë dhe tregtisë me Kosovën.
Si është ndier kryeministri i Kosovës në konferencë kur ministri turk e ka thënë këtë? 1 miliardë nënkupton vetëm edhe 100 milionë më shumë, për shkak se tash jemi tek 900 milionshi në vit. Por nga këto 100 milionë shtesë mesiguri 95 milionë do të jenë importe në Kosovë. Këtu po fiton kryesisht Turqia.
Ky është një tregim që mund të jetë një shembull i ekonomisë dhe tregtisë së Kosovës. Kosova ka një bilanc jashtëzakonisht negativ me tregti ku importon rreth 5.9 miliardë (mallra) dhe eksporton vetëm 279 milionë. Kjo për shkak se në sektor privat dhe ekonomi nuk po investohet. Qeveria dhe politika Kosova po merret me 'politikë' dhe më cështje të lehta. E për qeverisje ekonomike, raportet Kosovë-Turqi e pasqyrojnë më së miri gjendjen aktuale dhe një kohësisht sugjerojnë cilat ndryshime duhet të ndërmerren.