Mediat opozitare 3:2 Qeveria - NACIONALE

Mediat opozitare 3:2 Qeveria

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

1. Rasti Mimoza

Ndoshta rastin dhe humbjet nga publikimi i komunikimit të Kusarit, Albini e ka barazu (në aspektin e ndikimit në publik) me vizitën e tij në qytetet Gjermane me diasporen. Ka pas përpjekje dhe angazhim të theksuar me e gjeneru atë ambient, thirrjet e përkrahjen nga Gjermania që me amortizu sadopak rastin Kusari. Po supozojmë që e ka barazu rezultatin.

2. Rasti FSK

Pastaj pasoj goditja me FSK dhe ushqim. Edhe kjo ka qenë një 'betejë' që mediat opozitare e kanë fitu me përkrahjen e partive opozitare në Kuvend. Edhe pse sot pushteti ne konferencë për media kanë tentu me zbërthy dhe zbrapsë sulmin e FSK duke ofruar fakte dhe mohuar situatën e prezentuar. Vizita zytare në Berlin (Procesi i Berlinit) dhe marrëveshjet e reja atje, e kanë ndihmu Kurtin dhe Qeverinë në këtë situatë. Deri këtu kemi pas një avantazhë të vazhdueshëm të (mediave) opozitës por që megjithatë LVV ka reagu, nuk janë dorëzuar..i kanë kthy 'boksat'. Po e quajmë deri këtu një barazim 2:2.

3. Rasti Dejona-KEK

Ky është rasti më i fuqishëm deri tani. Pse? Për shkak se është vështirë me u quajt të 'montuara' komunikimet. Mesiguri komunikimet janë ekstraktuar nga pasijet e komunikimit të drejtorit të KEK që janë konfiskuar nga hetuesia (fakte të forta). Këtu fjala është për interferim të një zyrtare (para) politike në ndërmarrje publike dhe ndërveprim intenziv me drejtorin e ndërmarrjes më të rëndësishme publike në vend. Këtu AK dhe LVV e kanë vështirë të rikuperohen. Mesiguri diskursi i tyre i PR ka me qenë me 'injoru' rastin, se me mohu nuk munden edhe nuk kanë mjete tjera në dispozicion me reagu e luftu. Në këtë rast, me mohim, ata e pranojnë humbjen... Por cka mund të veprojnë është të sulmojnë me ndonjë temë tjetër. Tash Kurti ka me u fokusu ndoshta në veprime tjera si 'largimi i masave të BE-së' apo ndonjë veprim tjetër me të theksuar se zakonisht. Gjithashtu nuk befasohem nëse ditët e javët e ardhshme publikohet ndonjë matje e re apo vjetër e opinionit ku e paraqet LVV mbi 45% dhe AK si liderin më me ndikim me distancë.. për me tentu me rikuperu dhe rikonfirmu pozitën nga e kaluara.

(loja vazhdon..)

Lajme të ngjashme