LVV-PDK: Fituesit dhe humbësit e koalicionit ku të gjithë mund të qeverisin por jo në të njëjtën kohë
Shkruan: Shenoll Muharremi
Dje nga narracioni i kryetarit të LDK në Këshillin e Përgjithshëm krijohej përshtypja që edhe kjo parti po lobon për një koalicion LVV-PDK. Një komentator i lartë i politikës së Kosovës tha që LDK më së shumti i konvenon kjo koalicioni i tillë. Për mua, ai koalicion është një ëin-ëin për të gjithë. Kosova është e madhe, ka vend, hapsirë dhe kohë për të gjithë me qeverisë. Vetëmse nuk munden të gjithë në të njëjtën kohë.
Koalicioni LVV-PDK është me i dobishëm për shkak se VV e Kurtit i duhet një partner për qeverisje, nuk duhet dhe nuk munden me qeverisë më vet. Askush asnjëherë nuk duhet të marrë barrën që ka pasur Albin Kurti deri më tani. As nuk është me vend e as gjë e duhur. Gjithmonë më shumë mendime dhe opcione na japin rezultate më të mira.
Ndërsa PDK e ka një rast të mirë me i vazhdu reformat që tashmë nuk kanë përfunduar brenda partisë. Nuk ka si të sigurohet një integritet më i lartë i partisë sesa në një bashkëqeverisje me Albin Kurtin. Ky i fundit është mjeti më ideal i PDK për me transformu partinë nga një parti e muskujve në parti të trurit. PDK i ka kapcaitetet transformuese brenda saj po i duhet edhe një forcë nga jashtë me vazhdu rrugëtimin. Kosovës i duhet një PDK e pastër dhe e bazuar në integritet dhe tru. Një PDK e re aka xPDK sikur me qenë një ndërmarrësi e Elon Musk.
Gjithashtu LDK po shtyen për një opcion LVV-PDK. A e keni lexuar fjalimin e Lumir Abdixhikut? "Të bashkuarti" le të vazhdojnë bashkë. "Kemi festë" nga ky bashkim.. tha kryetari i LDK dje. Qëllimi strategjik i kësaj partie aktualisht është, jo të qeverisë, por të bëhet partia e vetme e madhe opozitare. Andaj, një koalicion PDK-LVV mesiguri e bënë LDK partinë më të madhe në opozitë, por pyetja është sa gjatë?
Ka diçka gjithashtu që duhet sqaruar në këtë strategji. LDK po supozojmë që dëshiron me ndjek këtë rrugë që me qenë në gjendje me kryesuar qeverinë në të ardhmën (pas kësaj që vie). Por nga kjo strategji që po aplikohet, të krijohet përshtypja që LDK po mendon me qenë një VV e re, ku synon të qeverisë vet. Kjo nuk është shumë e mundshme në realitet. Vështirë që do të krijohen kushtet gjatë 20 viteve të ardhshme një parti ti fitoj mbi 50%.
Në të ardhmën, LDK përsëri, sipas të gjitha gjasave, do të bashkëqeverisë ose me LVV ose me PDK, mvarsishtë nga konteksti kur ajo i fiton zgjedhjet si e para (sipas planit të saj). E tash pyetja thelbësore është: Nëse LDK patjetër do të qeverisë me njërën nga këto parti në të ardhmën, pse duhet të mos e bëjë këtë tash? Në këtë moment, LVV dhe Kurti po kërkojnë një partner të koalicionit që me shumë gjasë do të ketë edhe KM në një fazë të qeverisjes. E nëse ky është rasti, cila është logjika që LDK të vet-izolohet dhe vet-përjashtohet për disa vite që pastaj të arrijë saktësisht të njejtin rezultat?
Formula e bashkëqeverisjes LVV-PDK duket se është një ëin-ëin situatë për të tri partitë e mëdha, por këtu më së shumti fiton PDK. Pse? Për shkak se LDK ka qenë ndoshta në epërsi si partia e cila mund të bëjë një koalicion me LVV dhe të drejtoj qeverinë. PDK nga një situatë 'jashtë loje' u kthye në qendër, përderisa LDK u vet-izolua. PDK nuk do të kishte shumë gjasa tjera të vie në qeveri, për shkak se nuk do të fitonte vendin e parë në zgjedhje. Por këto janë zgjidhjet e menaxhementeve të partive. Ka fitues dhe humbës momental, por në afatmesme dhe afatgjate të gjithë janë fitues.