Kush i di temat për “Marrëveshjen e Madhe”?
Shkruan: Burim Ramadani
Kush i di temat për “Marrëveshjen e Madhe”?
Një pikë e përbashkët përmbyll dy dokumente të publikuara të enjten e të premten e këtij mes-shtatori 2023.
E që publikimi i dokumenteve shkatërroi përfundimisht fjalinë që e kemi dëgjuar pandërprerë gjatë muajve të kaluar, saherë kërkohej transparencë të procesit para popullit:
“Përmbajtja e negociatave është konfidenciale, nuk duam të dëmtojmë procesin”.
Nejse, sërish tek pika e përbashkët:
Edhe Albin Kurti, dmth Kosova sepse show është i tij ndërsa Vjosa e Glauku janë në “pushime” e ndoshta njëri prej tyre kthehet shpejt në detyrë, edhe Borelli e Lajçaku, dmth ndërmjetësuesit nga BE sepse shtetet veç e veç kanë ndërmjetësuesit e vet, e paracaktuan se veç kur të zbatohet marrëveshja e Bruskelit me aneks të Ohrit do të fillojë DIALOGU I MADH.
Në të dy dokumentet, pika e fundit është:
Përgatitjet për Dialogun për Marrëveshje Ligjërisht të Obligueshme.
Pra, Dialogun e Madh!
Atë Fazën e rëndë që na pret.
Sepse, ky dialog i deritashëm mund të na del si Stërvitje për Dialogun tjetër!
Është e rënda që na pret sepse Kosova (opinioni publik) nuk e di se cilat do të jenë temat?
Çka do të negociohet për “Marrëveshjen e Madhe”?
Nëse në këtë fazë (që nuk ishte paraparë të jetë edhe një fazë) të Dialogut na doli “Asociacioni në Qendër e jo Njohja në Qendër”, Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse, Vetë-Menaxhimi i Komunitetit serb, e të ngjashme, pyetja themelore mbetet:
Kush i di temat për “Marrëveshjen e Madhe”?
Atë Marrëveshje për të cilën Kurti, Borell e Lajçak pajtohen se duhet të fillojnë përgatitjet kur të zbatohet kjo Marrëveshja “stërvitore”!!!
Mbetemi këtu për të parë.
Të paktën ne që po duam të jetojmë në Kosovë!