KOMBI KOSOVAR- THIKË PAS SHPINE TRUPIT TË GJALLË SHQIPTAR
Shkruan: Luljeta Pula
Tani, gjithnjë e më shumë dëgjohen zëra që depërtojnë idenë e çmendur, për një “komb kosovar”. Për një komb të ndarë nga trungu ynë shqiptar! Me mbulesën e shtirur të gjoja tezës moderne, civile dhe evropiane ! Kjo sajesë që jehon çdo ditë në dyert tona është një konstrukt I paqëndrueshëm historikisht dhe një rrezik real për identitetin tone kombëtar dhe unitetin kombëtar shqiptar. Kombi Kosovar, është vetëm një rrezik biblik që sfidon historinë dhe vetëdijen tone kombëtare !
Dëgjohen zëra të shtirur se ‘’ Kosova është një shtet I ri dhe ai duhet të ndërtojë një identitet të ri, përtej etnisë shqiptare ‘’. Më pas se gjoja ‘’ Identiteti kosovar është gjithpërfshirës dhe I nevojshëm për për shtetin multietnik ‘’. Dhe teza të tjera të çoroditutra se ne , pra Kosova ‘’duhet të largohet nga nacionalizmi shqiptar, për të ecur drejt Evropës ‘’
Këto teza që janë fund e krye anakronike, pa asnjë të vërtetë në konceptin e tyre, dhe tejet të rrezikshme për qenien tone kombëtare, nuk do duhej fare të trajtoheshin as të merreshin seriozisht. Ato janë aq të shtirura e aq boshe, e lojë fjalësh, saqë do duhej të shpërfilleshin me neveri. Dhe do duhej të neglizhoheshin dhe të hudheshin në plehëra ,si një frymë pa asanjë vlerë. Ama fakti që ato, sa vijnë e shtohen, sa vijnë e predikohen dhe propagohen me zë të lartë, sa vijnë e na bezdisin pa turp, megjithte meritojnë përgjigje.
Këto kuaziteza që kanë gjetur vend në shoqërinë tone, që duron gjithçka, janë një keqkuptim thelbësor, ose më saktë një manipilim I vetëdijshëm me të vërtetën, se shteti qytetar dhe identiteti kombëtar nuk janë të njejtë. Dhe përjashtohen midis tyre. Sepse dihet pa ekuivoke,se një shtet mund të jetë demokratik dhe multietnik pa e mohuar identitetin kombëtar të popullit shumicë. A keni dëgjuar ndonjëherë se Franca shpik një ‘’komb parisien ‘’ apo se Italia flet për një ‘’komb romak ‘’? Përkundrazi, ato ndërtojnë shtetin e tyre mbi një identitet të qartë historik, duke respektuar dhe garantuar të drejta për të gjithë qytetarët. Kuaziargumenti tjetër që dëgjohet në këtë kakofoni të rrezikshme zërash mashtrues e manipulues ,se për të ecur drejt Evropës duhet të largohemi nga nacionalizmi shqiptar, është edhe më I rrezikshëm edhe më skandaloz !
Po Evropa nuk është ndërtuar mbi mohimin e kombeve, por përkundrazi, mbi respektimin e tyre. Gjermanët janë gjermanë, francezët janë francezë dhe askush në botë nuk u kërkon atyre të shpikin identitetet artificiale, për të qenë evropianë. Këtu ngre kry kompleksi I inferioritetit ndaj kombit të tyre , të atyre që propagojnë këtë turp, dhe dëshira e mbjellur kaherë për tu distancuar nga vetja e tyre. Përse ne duhet ta mohojmë vetveten për të qenë modern, e për të iu mbaruar qefin evropianëve ? Duke hequr dorë nga vetja jonë ? Dhe nacionalizmi në Evropë është aq I hapur dhe këmbëngulës! Dhe shumë popuj evropian me të drejtë krenohen me te ! Përse ne duheshka të heqim dorë nga vetvetja dhe nga nacionalizmi ynë I ligjshëm që është për ne edhe dinjitet edhe krenari.
Kjo ide turpi, për të ashtuqujaturin komb kosovar, nuk është as spontane dhe as e rastit e as e pafajshme. Ajo është në shërbim të një logjike të vjetër të qarqeve antishqiptare për dobësimin e lidhjeve kombëtare shqiptare. Ajo është në shërbim të fragmentimit të identitetit tone kombëtar. Dhe kjo kuazitezë bie ndesh me vetë përvojën historike të Kosovës. Breza të tërë të kombit tonë shqiptar kanë sakrifikuar, jo për një identitet fals, të ri e të paqartë. Por për lirinë, dinjitetin dhe krenarinë tonë si shqiptarë. Si mund të injorohet e të relativizohet pa fije turpi kjo trashëgimi, me teori të imponuara dhe të importuara të qarqeve më antishqiptare ?
Sepse identiteti kosovar është identitet shtetëror dhe qytetar që flet për përkatësi ndaj Republikës së Kosovës! Por ai nuk mund, dhe nuk guxon të zëvendësojë identitetin e shenjtë kombëtar shqiptar.
Na e dijmë që ka ide që lindin nga nevoja historike, dhe se ka ide që lindin nga sakrifica . Po kjo nga se lindi ? As nga nevoja dhe as nga sakrifica! Kjo herezi, si mori krahë në Kosovë ? Kjo lindi jo nga hutimi, por më keq se kaq! Kjo lindi nga komplekset e inferioritetit, nga mohimi I vetvetes dhe nevojës për tu identifikuar me të tjerët, nga harresa e qëllimshme e vetvetes dhe injorimi vetanak ! Kjo që kërkojnë ata, që me zë e thonë këtë herezi ,është thirrje për shkëputje nga rrënjët, thirrje për mohimin e historisë, ftesë për modernitet për llogari të identitetit kombëtar dhe një provë e rrezikshme mbi kujtesën kolektive. Sepse askush nuk I kërkon një populli të heqë dorë nga vetja për të qenë ‘’modern ‘’ Evropa nuk u ndërtua duke I zhdukur identitetet, por përkundrazi, duke I respektuar ato .
E thirrja tjetër për tu larguar nga nacionalizmi shqiptar, çfarë do të thotë ? Çfarë është ky largim ? A është largim nga gjuha? A është largim nga historia ? Nga gjaku I derdhur ? Nga varret e dëshmorëve që ranë për komb e për atdhe dhe jo për ide të shpikura e të shpifura, që rrënojnë dinjitetin tonë kombëtar ? Dhe për një identitet të lindur në tavolinat e errëta politike !
Sepse kombi nuk është projekt që shpiket sipas rrethanave. Kombi është kujtesë, është sakrificë, është mbamendje e gjallë që nuk fshihet, është jeta vetë ! Kombi nuk ndërtohet me slogane, kombi nuk ndërtohet me parulla e as me ide të shpifura që helmojnë kujtesën . Kombi jeton në gjuhë, në traditë, në qytetërim, në ndërgjegje, në identitet dhe në vetëdije e cila nuk flaket asnjëherë !
A janë more këta në vete? Po kombi nuk është projekt politik ! E nuk krijohet me slogane. Dhe nuk ndërrohet si rroba sipas kohës ! Ai është gjuhë, është histori, është traditë, është qytetërim, është sakrifice, është gjak i derdhur për të qenë shqiptar ! Shqiptar dhe jo diçka tjetër ! Këta po na kërkojnë, me një qetësi të frikshme të harrojmë kush jemi ! Na thonë, kjo është ‘’ më evropiane’’ Asnjë vend evropian nuk ka krijuar komb të ri për të qenë më demokratik ! Por Evropa nuk kërkon nga askush të mohojë veten e të mohojë rrënjët e veta . Përkundrazi ajo I respekton ato. Po edhe sikur të kërkonte ? Çfarë pastaj ? Të dorëzohemi, a ?
A janë more këta në mend që kërkojnë të ndërtojmë një identitet të ri, përtej atij shqiptar ?
Kosova është shtet ,po! Një arritje madhore ! Por shteti nuk është komb ! Shpirti i Kosovës është shqiptar! Dhe zemra e Shqiptarisë është Kosova ! Kosova pra !
Identiteti qytetar I shtetit ka rëndësi . Po. Kush po e cenon ate ? Askush ! Por ai nuk mund ta zëvendësojë identitetin kombëtar shqiptar !
Kjo ide e rrezikshme e këtij farë kombi kosovar është e porositur, e rrezikshme dhe e qëllimshme. Nuk ka asnjë dyshim se ajo tenton të krijojë një çarje dhe ndarje artificiale, pikërisht aty ku historia ka ndërtuar një tërësi që nuk ndahet. Duke e afirmuar veten si progresiste, kjo ide me rrezik, është anakronizëm, është degradim dhe deformim I së vërtetës dhe historisë sonë, deformim i kujtesës sonë kolektive. Ajo është prapakthim dhe qëllim I projektuar për fragmentimin e shqiptarëve, së cilës çarje shqiptarët gjithmonë I kanë paguar haraç.
Dhe e themi hapur, Kosova është shtet I pavarur , dhe kjo, nuk ka asnjë dyshim është arritje madhore historike ! Por shteti nuk është komb ! Shteti është strukture politike ! Ndërsa kombi është shpirt !
Dhe shpirti I Kosovës. Ka qenë, është dhe do të mbetet shqiptar ! Dhe të përpiqesh të zëvendësosh identitetin kombëtar me një konstrukt të ri, të paqartë, të paqëndrueshëm e të pambështetur në histori, kjo nuk është guxim ! Kjo është lojë e rrezikshme me të ardhmen !
Sepse një popull që fillon të dyshojë në veten e tij, ai rrezikon të humbasë gjithçka!
Këta që e thonë këtë marrëzi dhe e propagojnë ate , pra kombin kosovar, e që nuk ndalen çdo ditë, si e kanë menduar këtë punë ? Ti ndajmë rrënjët tona të përbashkëta, ta ndajmë historinë, ta ndajmë të kaluarën tone , të ndajmë të mirën e të keqn që e ndamë bashkë ndër shekuj, të ndajmë vajin dhe festën bashkë, të harrojmë vuajtjet e njeri tjetrit që I ndamë bashkë, të ndajmë dramat që I përjetuam bashkarisht dhe gëzimet që I bëmë bashkë ! Cfarë kërkojnë këta ? Të ndajmë shpirtin nga trupi, të ndajmë kokën nga trupi, të ndajmë ate që nuk ndahet dot, e që jeton vetëm si një dhe e tërë ! Si e kanë menduar këta këtë kob ? Këta që e predikojnë dhe e propagojnë pa turp këtë ferr për kombin tone !
Çfarë I shtyn ata në këtë perversitet që nuk e bën askush në botë? Ku e mësuan këta këtë çmenduri ?
Dhe është nën dinjitetin tim edhe moral edhe kombëtar të debatoj me këto teza ogurzeza e të çmendura që sjellin vetëm zi e kob ! Dhe të përgjigjem në këtë deformim mendor dhe çmenduri perverse ! Megjithate, këmbëngulja e tyre është e rrezikshme, dhe ndaj rrezikut duhet të reagohet !
Një jetë të tërë e kam pasur vetëm një ideal ! Ate të Bashkimit Kombëtar ! Kujt iu ka mërzitur Shqipëria sot ? Cilat janë shtysat dhe motivet e tyre destruktive që I shtyjnë ata në këto ujëra të ndotura ! Kush po I cytë ata në këtë opstrukcion e destruktivitet ? Kush po I cytë ata kundër kombit shqiptar ?
Ku është inteligjenca e mjerë e Kosovës, që nuk I dëgjohet zëri edhe sot, kur ka paralajmërime ogurzeza për të ardhmen e këtij populli ?
Këta pa fije turpi e hezitimi dalin e thonë se ‘’ Kosova duhet të ndërtojë një identitet të vetin, përtej përkatësisë shqiptare ‘’ ?! Dhe askush nuk reagon. Pra përpjekje për një komb të ri! Në emër të modernitetit ! Pra duan të na bindin të bëjmë diçka tjetër nga ajo që jemi .Flasin për një’’ identitet kosovar’’ demek si domosdoshmëri e shtetit të ri. Thonë pa fije brejtje ndërgjegjeje se ‘’ Duhet të ndërtojmë një identitet përtej atij shqiptar ‘’ Pa fijen e turpit trumbetojnë ‘’kombin kosovar ‘’ mbi harresën e kësaj historie. Dhe aq u bën se kjo do të ishte shkëputje e rrezikshme nga rrënjët tona ! Sepse një popull që harron se nga vjen, ai rrezikon të mos dijë më se ku po shkon.
Por unë e di, se këta, që flasin kështu e që propagojnë këtë ide të rrezikshme , janë nostalgjikët jugosllavë , që kurrë nuk u shkëputën nga sentimenti për Jugosllavinë ! Dhe kurrë nuk e harruan vëllazërim bashkimin , me popujt e Jugosllavisë ! Janë ata, pikërisht ata, që Shqipërinë e kanë përjetuar dhe e kanë qujatur armiqësore, sepse të tillë e ka qujatur Jugosllavija. Sepse ndërdija e tyre funksionon me frekuenca e sinjale jugosllave. Edhe tani ! Dhe kjo ndërdije sugjeron , si përherë distancim nga Shqipëria! Këta predikojnë distancimin nga Shqipëria, sepse ata kështu e ndjejnë, e mendojnë dhe e përceptojnë. Sepse fare nuk u bën përshtypje se me të tilla dokrra perverse, cenohet identiteti kombëtar shqiptar, cenohet tradita dhe historia jonë e ndërthurrur dhe e përbashkët. Sepse ndërdija e tyre, jo rastësisht sugjeron ndarjen dhe distancimin, sepse kështu, do ishim më pak shqiptarë , kështu do ishim të ndarë dhe të ndryshëm nga njeri tjetri! Dhe kështo do të sundoheshim më lehtë, e do mbroheshim më vështirë ! Dhe, po , ju flet ndërdija ! Jugosllavija dhe Sërbija, këte do donte ! Këta, demek kosovocentristet, pa iu trembur qerpiku, kërkojnë dhe godasin supstancën tonë kombëtare, në emër të modernitetit dhe kosmopolitizmit! Dhe ky akt destruktiv e rrënues duhet sulmuar në kor ! Duhet në kor të goditet kjo e zezë nga të gjithë, por në radhë të pare nga inteligjencia, andej e këndej kufirit ! Me një zë ! Sepse ky akt dekadent e antihistorik, duhet flakur tutje me guxim dhe vendosmëri !