Ja çfarë duhet të bëjë tani Qeveria e Kosovës - NACIONALE

Ja çfarë duhet të bëjë tani Qeveria e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Fadil Maloku

( Ose si mund tē qetësohet situata në veri)

1. Meqë, opsionet e deritanishme politike dështuan, ashtu siç dështoj edhe opsioni terrorist i iniciuar e padyshim që edhe u vërtetua se ishte i sponsorisuar nga Serbia e Rusia (që ende shpresojnë se kanë interesa strategjike në rajon), atëherë zgjidhja më e mirë (ende i pa sprovuar) për veriun e Kosovës do mbetet zgjidhja civile. Qeveria dhe opozita, në vend të Zajednicës, duhet tash të bëje një “Ofertë” qytetare për serbët lokal. Ngase, (pas komprometimit dhe zbehjes së rejtingut të Lista “Srpskaqë unë mendoj se duhet të shpallet sikurse nënkryetari Milan Radoiçiq, non grata) “beteja” kryesore” për qetësimin e gjakrave qëndron mu në “ofertën” e re politike integruese për serbët lokal. “Ofertë” kjo e cila urgjentisht, duhet, të hartohet nga ekspertët tanë në mënyrë që të dëshmoj, jo aversion e jo frikën, jo pasigurinë kolektive, por, garancinë kushtetuese dhe sigurinë fizike për të gjithë qytetarët (pa dallim; etnie, feje, gjinie, kombi e shtetësie) serb që kanë nënshtetësi kosovare. Sepse, sa mbaj në mend unë, secila qeveri e pasluftës, asnjëherë askund nuk ka bë ndonjë “ofertë” konkrete për serbet lokal! Bile më kujtohet njëherë në një takim formal me ish KM Bajram Rexhepi, kur i pata propozuar për një iniciativë të tillë, ishte tej mase i hutuar edhe për shkakun se atêbotë ai ishte vetëm formalisht njē KM. Do thënë se; gjitha qeveritë e mëhershme (po edhe kjo e tanishmja), disi kanë rënë me lehtësi të pakuptueshme në kurthin (e dialogut; alias negocimit) që e lançoj dhe e loboj qëllimisht Serbia me Rusinë, në zyret e OKB-s në Washington dhe Bruksel. E ajo kurth, që edhe sot po luhet në “teatrin” e politikës kontinetale, ka të bëjë me “kartën” e gjëja kërcënimet, po edhe diskriminimin që kinse u bëhet serbëve lokal!? Ky “argument” (padyshim i paqenë!), asnjëherë në bisedimet e zhvilluara deri më tani, midis Serbisë dhe Kosovës, nuk është debatuar e iniciuar midis Qeverive tona dhe serbëve lokal!? Ky”argument”, me argumente: juridike (disa veç i ka identifikuar Gjykata Kushtetuese), sociologjike (Shoqata e Sociologëve të Kosovēs, ka Projekte të gatshme se në ç’mënyrë mund të bëhet integrimi…), ekonomike (investime të reja nga partnerët tanë strategjike), mund të dekonstruktohet me lehtësi minimaliste..

2. Zhdërvjellësia dhe mençuria e politikës kosovare tani pas sulmit terrorist (që padyshim është sponsoruar nga Serbia) paralel me “Road map-ën” politike të Marrëveshjes së Ohrit, do matet edhe duke dëshmuar hartuar dhe përpiluar Projekte kokrete për relaksimin; sigurinë, konsolidimin dhe shërimin e plagëve ndëretnike që (shprehur me gjuhen sociologjike) krijoj “distanca sociale” midis shqiptarëve dhe serbëve, gjatë gjithë periudhës së pasluftës. Pra, këte “distancë sociale” që e prodhoj (e ka të bëjë ekskluzivisht besimin dhe lojalitetin e luhatur ndëretnik) si naiviteti ynë politik, ashtu edhe insistimi dhe lobimi i Serbisë, mund dhe duhet me iniciativa të shpejta ta konsolidoj, ta shëroj po edhe ta rikthej shoqëria civile. Për këtë bindje time, mendoj që si model integrues dhe lojaliteti duhet të na shërbejnë serbët e pjesës jugore (po edhe përvoja dhe standardi evropian), që nënkupton se pozicionimi civil mund ta krijoj po pse jo edhe garantoj si lojalitetin dhe sigurinë fizike kolektive, ashtu edhe besimin e munguar individual në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbisë kështu definitivisht me një iniciativë e “ofertë” të re integruese kosovare, përgjithmonë do ti merrej “argumenti” për kinse shkeljen e të drejtave minoritare serbe në Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, do dëshmohej edhe respektimi i standardeve dhe të drejtave evropiane për pakicat, obligime që e presin edhe Kosovën në të ardhmen si pjesë e Evropës.

3. Thënë edhe më ndryshe, “Oferta”, për të cilën po flas tani për tani vetëm në vija të trasha, përveç që duhet të bëhet me urgjencë, duhet edhe të bëhet me “skalpel” profesional. Që nënkupton angazhim të ekspertëve nga gjitha lëmitë që Kosovës nuk i mungojnë. Ky hap përveç që do ta mundësonte “shkurorëzimin” definitiv nga ushtrimi i ndikimit të Serbisë, do ta ndihmonte edhe relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike (që sistematikisht i helmoj dhe indoktrinoj “shkolla” e vjetër e shovinizmit serbofil që u inaugurua përmes “balvan revolucionit” në vitet 90-ta, ku arriti ti homogjenizoj serbët rreth Projektit të “botës serbe”), si edhe rikthimin e besimit (aq të munguar të serbëve lokal) qytetar në institucionet demokratike kosovare. Në ndërkohë, Washingtoni dhe Brukseli, do të duhej bërë me dije Serbisë (Aleksandër Vuçiqit, i cili për gjithë këtë kohë i ka ngre gjithë “penjtë” rreth kërcënimit të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit); se integrimi i saj do bëhet i pamundur, nëse edhe më tej ajo vazhdon ta loz rolin luftënxitës përmes serbëve lokal; se do ndalohen të gjitha ndihmat (fondet) dhe benificionet ekonomike, po edhe ato ushtarake që Serbia po i shfrytëzon maksimalisht gjatë gjithë kohës aë pasluftës së ndodhur. Kurse, Kosova me avantazhin që i ka krijuar sulmi terorrist , nuk duhet ta refuzoj assesi vazhdimin e busedimeve (në fakt negocimit) me ndërmjetësuesit edhe për faktin dhe shkakun e thjesht; ajo në raundin e arshshëm (kurdo që të krijohen kushtet) duhet ta argumentoj po edhe ta potencoj (pandalur), si kërcënimin e sigurisë dhe stabilitetit të saj si shteti me popullësi më më properëndimore, po edhe kërcënimin e sigurisë, stabilitetit dhe shprishjen e gjeopolitkës rajonale dhe asaj kontinentale…

Lajme të ngjashme