Hallet e Evropës dhe mësimet e Kosovës nga Samiti i Granadas
Hallet e Europës dhe Mësimet e Kosovës nga Samiti i Granadas
Shkruan: Shenoll Muharremi
Spanja si nikoqir po pengon të marr vëmendjen e duhur në Samit sulmin terrorist i Serbisë në Kosovë me 24 shtator. Në Granada ku po mbahet Sumiti Europian i Komunitetit Politik Europian po dominon tema e konfliktit mes Azerbejxhanit dhe Armenisë. Edhe pse Europa është e zëshme kundër spastrimit etnik në Nagorno Karabakh, Presidentët e Azerbejxhanit dhe Turqisë (anëtarë të forumit) nuk kanë ardhur në Sumit. Kjo po e bënë transparente ndikimin e zbehtë të Europës në çështjet e sigurisë.
Ky forum i cili ka për qëllim të adresoj sfidat e sigurisë gjithashtu po dështon gjithashtu të denoj sulmin e sponzorizuar terrorist të regjimit të Beogradit në Kosovë, përkundër të gjitha fakteve që ndërlidhin grupin terrorist dhe përgatitjet e tyre në Serbi, përfshi armatimin dhe infrastrukturën e tyre nga ushtria e Serbisë. Europa edhe këtë herë po tregohet e pa-aftë të denoj presidentin e Serbisë Vuçiq dhe kjo padyshim do e inkurajoj atë të ndërmarrë veprime të ngjashme në të ardhmën.
Mbase dobësinë e Europës në cështje të sigurisë e bëri transparente më së miri Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili tha se ''..sigurisht që Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-në'' kur është në pyetje përkrahja për Ukrainën.
Për të demostruar më së miri kapacitetin e Europës me sigurinë në kontinent, Hungaria përsëriti se nuk do të ngutet sa i përket pranimit të Suedisë në NATO.
Përderisa në takim u tha që edhe anëtarësimi i Ballkanit Perendimor do të jetë temë e diskutimeve, nikoqiri, Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se do të ketë shumë punë që BE të përgatitet për vende të reja...
Fakti që ky Samit u mbajtë në Spanjë nënkupton që mesiguri nikoqiri ka ndikuar që ndëshkimi i Sërbisë për sulmet terroriste në Kosovë të zbehet dhe të mbetet jashtë agjendës së takimit. Do të befasohesh nëse terminologjia 'terrorizëm' do të përmendet në konkluzionet ku përmendet Kosova dhe Sërbia.
Fakti që Europa nuk po arrinë të ketë një politikë dhe pozicion të përbashkët as për anëtarësimin e Suedisë në NATO tregon shumë për gjendjen dhe kapacitetin e saj rreth sigurimit të sigurisë në kontinent.
Kosova duhet të mësoj shumë nga kjo. Të kuptoj që SHBA, UK dhe Gjermani mbesin aleatët e saj kryesor sa i përket sigurisë dhe garancisë së integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Kjo duhet të kuptohet shumë seriozisht nga Qeveria e Kosovës dhe sensitiviteti i mos-pajtimeve të Europës në Sumitin e Granadas duhet të jetë një mësim shumë i rëndësishëm për Kosovën. Kështu si kanë vajtur punët në Granada kështu janë edhe pozicionet dhe kapacitetet e Europës për siguri.