Fitorja që hap ankthe në Mal të Zi
Autor: Rajko Cerović
As edhe për një çast të vetëm nuk kam gabuar kur në fillim të fushatës zgjedhore presidenciale në Mal të Zi thash se këto nuk ishin zgjedhje mes shtatë kandidatëve ose në raundin e dytë mes dyve, por në kuptimin e ngushtë të fjalës zgjedhje kundër Millo Gjukanoviqit. Gjëja më fatkeqe në krejt këtë është fakti se – na pëlqeu ose jo – Millo Gjukanoviqi, për një pjesë jo të pakët votuesish simbolizon jo vetëm subjektivitetin kombëtar por edhe atë shtetëror, e cila sërish provokon inat te qytetarët me disponim pro-serb ose serb. Në dehjen e fitores nëpër rrugë të qyteteve malaziase, flamuj të shteteve tjetër mbizotëruan, valuan triumfalisht si çlirim nga ashpërsia e pretenduar e Millo Gjukanoviqit.
Jakov Milatoviq fitoi. A do të thotë kjo nxitim i menjëhershëm drejt të ashtuquajturit “Ballkan të Hapur” dhe “Botës Serbe” me të cilat tabloidet serbe, të mishëruara në Aleksandar Vuçiq dhe partinë kapëse të tij, na kërcënojnë natë e ditë? Ose a do të presë finalizimi i qëllimeve të këtilla derisa sa paku Mali i Zi, falë popullizmit cheap të “Evropa Tani”, të rrëzohet në këtë apo atë borxh, natyrisht, me rrugëdaljen e mundshme ndihmuese të Serbisë vëllazërore?
Por, ta shtrojmë përsëri këtë pyetje: çfarë do të thotë ky ripajtim i supozuar dhe qëndrim i mëtejmë “së bashku” për fitimtarët e Milatoviqit në këto zgjedhje, nëse bazohen jo në një përvojë të vogël në betejën nëpër llogore të së kaluarës kundër Gjukanoviqit; nuk ka pasur as edhe një fije mirëkuptimi ose vendi për kombësinë malaziase dhe botëkuptimin e tyre të dëshmuar dhe pa asnjë dyshim civil. Aq më tepër që çdo manifestim më i padëmshëm i vetëdijes kombëtare malaziase në Dripac, te falangistët e 30 gushtit 2020, u etiketua si ekstremizëm nacionalist tejet i dëmshëm për shëndetin dhe qetësinë e tifozëve fanatikë të Kishës Ortodokse Serbe, të cilës, sërish, pa më të voglin dallim të brendshëm, i takon shumica parlamentare e tanishme e këtij dyvjeçari e gjysmë.
Fitimtari krenar i këtyre zgjedhjeve, zoti Jakov Milatoviq pretendon, mes tjerash, se gjatë presidencës së tij, Mali i Zi do të marshojë drejt Bashkimit Evropian. Nuk do të ndodhë, zoti Jakov, dhe jo vetëm gjatë presidencës suaj, por bukfalisht kurrë nëse presidenti dhe lidershipi aktual politik i vendit janë kësisoji, të metanizuar me Kishën Ortodokse Serbe. Do ta kini të vështirë ta mashtroni Bashkimin Evropian, të cilën janë mjaftueshëm mirë në dijeni rreth karakterit antievropian të Kishës Ortodokse Serbe, që edhe gjithsesi se e dinë mirë se organizata fetare në fjalë është veçse një degë spiunazhi e Rusisë.
Nëse deklaratës së pashpresë të Presidentit Jakov i shtojmë se Kisha (serbe, sigurisht) është garantuesja e shtetësisë së Malit të Zi, ne si subjekte të tij mbetemi me shijen e hidhur të një të pavërtete, që, fatkeqësisht, origjinën nga vetë goja e Presidentit. Kisha Ortodokse Serbe jo vetëm që ka qenë fjalë për fjalë ndjekëse e linjës së parë të kolapsit dhe shkombëtarizimit të Malit të Zi që nga viti 1918, por sot është edhe një kundërshtare fanatike e gjithçkaje që simbolizon krijimin e shtetit malazez. I dashur Jakov, Kisha Serbe nuk ka ekzistuar në tokën e Malit të Zi deri në vitin 1918. Është tragjike që presidenti nuk di pothuajse asgjë për Malin e Zi, por ende beson se ai është Njegoshas, një mitropolitan dhe peshkop malazez, ai ishte një klerik i Kishës Ortodokse Serbe që i nënshtrohet Sulltanit. Është e vërtetë se as Millo Gjukanoviq nuk e kuptoi çështjen kishtare për një kohë të gjatë, por rrethanat dhe entuziazmi i luftës për subjektivitetin malazez e kthjellën shumë vonë. Ata u kthjelluan vetëm kur shteti iu dorëzua tamam Kishës Ortodokse Serbe, e cila sot ndryshon dhe emëron qeveritë sipas qëllimeve të saj afatgjata dhe shefit të saj.
A do të arrijë presidenti ynë i ri, pavarësisht nga mentaliteti politik nga i cili vjen, të vendosë anijen shoqërore dhe shtetërore malazeze në shtegun evropian, të shtyrë tërësisht në dy vitet e gjysmë të fundit nga despotizmi lindor serbo-rus, këtë do ta dimë së shpejti. Deri atëherë duhet ta përgëzojmë për fitoren dhe t'i urojmë sinqerisht suksese.
