Ekuilibri politik pas takimit dramatik të Gardenit - NACIONALE

Ekuilibri politik pas takimit dramatik të Gardenit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Pasiqë kanë kaluar gati 24 orë nga takimi mes Qeverisë (VV) dhe PDK i cili u refuzua nga LDK dhe AAK dhe solli shumë reagime publike, ndoshta tani mundemi me i diskutu disa gjëra me kokë më të ftohtë:

1. Nuk bëhet fjalë ende për një 'lidhje dashurie' apo për një koalicion mes VV dhe PDK në zgjedhjet e ardhshme. Këto parti ende janë larg njëra tjetrës sa i përkeq një bashkëpunimi të mundshëm që mund të sjellë një koalicion qeverisës mes tyre. Por ky mund të jetë një fillim, nëse do të ketë disponim muajt e ardhshme. Aktualisht marrëdhëniet mes këtyre dy partive janë: 'sa afer, kaq larg';

2. Partitë politike kryesore sipas të gjitha gjasave do të garojnë të vetme, veq-e-veq, në zgjedhjet e ardhshme. Fati i koalicionit do të dihet tek pas rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme; Takimi i Gardenit ka 'thyer' status-qou politike në Kosovë dhe mund të jetë fillimi i fundit i një qeverisje të panatyrshme dhe me kaq dominim nga VV saqë vështirë që do të përsërirtet më në Kosovë;

3. VV po i duhet një partner qeveritar. Ka të ngjarë që PDK mund të jetë opcioni optimal kur është në pyetje zbatimi i asociacionit, ndërsa pa asociacion edhe AAK mund të 'kryej punë' nëse VV fiton vota mjaftueshëm; Varianti VV-LDK sot duhet si opcion i fundit, sidomos pas refuzimit dhe diskursit të LDK-së si 'solo-player', por kjo në politikë mund të ndryshoj;

4. Duket sikurse Albin Kurti nuk dëshiron me e zbatu vet Asociacionin, rrjedhimisht nuk dëshiron me qeverisë më personalisht. Ai mund të jetë në gjendje të 'dhuroj' positin e kryeministrit partnerit të tij të ardhshëm si 'kthim' për zbatimin e asociacionit. Kurti duket që nuk dëshiron të jetoj më një 'barrë' të tillë politike në histori. Por ai ende do të mbetet një lojtar dhe është personi më me ndikimi dhe politikani më i popullarizuari në vend;

5. Sa i përket fituesëve dhe humbësve, duket që tri partitë e mëdha janë fituese. Sikur VV-PDK të formojnë një qeveri bashkë pas zgjedhjeve, kjo nënkupton që LDK do të jetë opozita e vetme dhe sipas të gjitha gjasave në këtë scenario do i fitoj zgjedhjet e vitit 2028. Pra, fiton VV, fiton PDK se e drejton qeverinë, dhe fiton LDK se zhvillohet dhe fuqizohet ende si parti dhe bëhet partia kryesore pas 2028;

6. Humbës mund të jenë partitë e vogla, sidomos Guxo. Presidentja u la jashtë këtij 'hesapi' edhe pse ka kompetenca me i bashkërendu partitë politike dhe me koordinu datën për zgjedhjet e ardhshme. E sa për AAK, ndoshta në një scenario ajo mund të jetë partner i VV nëse kjo e fundit fiton mjaft vota dhe nëse PDK refuzon me u fut në qeveri si partner i tyre. Por PDK me një situatë rreth Hagës me njerëzit e tyre, mesiguri janë shumë të interesuar me qenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Në përgjithësi Albin Kurti ka filluar të tregoj maturi politike dhe sidomos fleksibilitet që më herët nuk ka qenë karakteristikë e tij. Ai më herët, mbase politikisht gabmisht, për shkak të parimeve i ka rrezikuar edhe qëllimet dhe kauzat e tija. Tash po ndodhë e kundërta. Po sakrifikon parimet me i arrite kauzat dhe qëlimet. Tash Kurti është shumë më shumë një politikan dhe burrështetit sesa më herët.

Edhe Krasniqi i PDK ka tregu maturitet politik me manovrimin e tij rreth takimit të Gardenit që duket se e ka lëvizur status-qou e tri viteve të fundit. Nga një pozitë ku PDK nuk ka qenë akter e ka sjellu atë në qendrë.

E LDK e cila po e luan një lojë 'solo' mesiguri do i ketë rezultatet e veta të sigurta.. por jo edhe aq shpejt sa mendohet. Andaj duhet edhe të ketë durim.

Me konsolidimin dhe transformimin e tri partive kryesore, roli dhe nevoja për partitë më të vogla po zbehet. Kjo do mund të i bëjë presion këtyre partive të bëhen pjesë e partive tjera apo vazhdimit të bëjnë partneritete zgjedhore dhe mos të garojnë solo në zgjedhjet pas këtyre të parakohshme 2024. Kjo do e defragmentoj skenën politike në Kosovë.

Në përgjithësi, bilanci politik ka lëvizur pas takimit të 13 majit 2024 dhe tani po futemi evntualisht në një peridhë më të balancaur dhe më stabile politike për Kosovën ku një parti e vetme nuk e dominon skenën politike dhe institucionale individualisht.

Lajme të ngjashme