Dy javë butësi, katër vjet arrogancë. Pse populistët zbuten para zgjedhjeve? - NACIONALE

Dy javë butësi, katër vjet arrogancë. Pse populistët zbuten para zgjedhjeve?

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ekziston nje ironi e bukur ne mes te slloganit te Vetevendosjes dhe intervistave te krereve te kesaj partie.

Slloganin e kane te hekurt, sikur t'ish kane sllogan i Korese Veriut: Mos lësho pe!”, kurse neper studio televizive, ne dy ditet e fundit kane vendose me shku te kamuflume si kingja, ani pse nese i sheh me vemendje, mundesh me jau vrejt edhe thojt edhe dhambt, por qe kane vendose me i mshefe. “Mos lësho pe”, ne njanen ane, ama mos shaj shume, mos u dok qashtu qysh je, mos i tremb votat neutrale.

Kjo “metamorfozë” nuk po ndodhe në vakum. Kosova po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme më 28 dhjetor 2025, pas një bllokade ku Vetëvendosja s’arriti me formu qeveri dhe veni ka mbeti pa institucione.

Pyetja qe po du me e shtru osht: Pse popullistët para zgjedhjeve zbuten? Populizmi e ka një problem matematikor: nuk i mjafton baza e vet qe me marre mjaftueshem vota sa per me qeverise vetem. Në momentin që s’e kap dot shumicën absolute, duhesh me dalë prej “bërthamës” e me marrë vota ne qender, me i marre edhe votat e atyne qe nuk e durojne luften, ekstremizmin, fyerjet, etiketimet dhe kultin.

Ne politike kjo shpjegohet si strategji, kur partia e ashpër provon me u duk “normale”, por jo me u bo normale. Kjo bohet pikërisht për me e zbutë imazhin.

Pra: “lëkura e qengjit” është taktikë, nuk osht pendese. Pra, a osht rikthimi ne media pendesë a nevojë? Te gjithe zyrtaret e LVV'se kane thane qe do t'i bojkotojne mediat se ato i takojne klanit pronto, pareve te krimit, lidhjeve me serbine, e tash po thojne kanë vendose me u kthy sepse “qytetarët po na thonë: na duhet prezenca juaj në media”.

Sigurisht qe kurre nuk ishin kthy, sepse keta me votuesin e vet radikal komunikojne permes rrjeteve sociale dhe kanaleve te tyre. Keto po kthehen te bute e te urte, me komuniku me nje audience qe i keqyr keto media, e qe nuk i voton keta.

Glauk Konjufca në Pressing tha se kane “reflektu”, e gjithashtu tha se strategjia e shkurtit (zgjedhjet e 9 shkurtit 2025) “nuk jane kane efektive”, prandaj tash synojnë “prezencën më të madhe të mundshme”. Ketu fjala kyce eshte efektiviteti, e jo parimi. Sepse t'ish kane parim, ti ishe kthy, sikur t'i kishe fitu, sikur te mos i kishe fitu, e jo vec kur s'po i fiton.

Mirepo, qysh thojne, ujku lekuren e ndrron, ama zanatin nuk e harron. Ky kult politik, edhe kur e veshe kostumin e ri, instinkti i vjetër nuk i zhduket. Krijo armik, krijo turma, bullizo publikisht. Rasti i Klan Kosovës është shembulli më i qartë.

Duke i vazhdu sulmet ndaj Klan Kosoves, ata vazhdojne me i qite mish te kuq atij militantit - demek nuk jena zbute, vec kena ndryshu taktike.

Pra, problemi nuk është thjesht “a po dalin sot në media”.

Problemi është: çfarë raporti kanë me mediat qe nuk binden. Sot të vijnë në studio me buzëqeshje, nesër – kur t’ju prishet qejfi – t'shpallin udbash, klan serbia, rrugac etj. Dhe këtu vjen apeli im për mediat: mos u gëzoni si fëmijë që “u kthyen”.

Ose, bie fjala, qysh i hangren fjalet e veta per kangen e edona llalloshit. Vetëvendosja e kuptoi se kulti i liderit i tremb votuesit që s’janë militantë. Konjufca deklaron se ai dhe Kurti pajtohen se “për së gjalli njeriut nuk i bëhet këngë dhe nuk i ndërtohet përmendore” Mirë. Po pse u desh me u bë temë publike, me u tallë krejt vendi, me u pa si “kult” – që tek pastaj me zbulu parimin? Pra, ketu nuk e kane problem glorifikimin e liderit, deri ne momentin qe nuk ju kushton me vote.
 Kur iu kushton – atëherë e quajnë “gabim estetik”, jo problem politik.

Prandaj Vetevendosje nuk o bo befasisht liberale dhe e bute, por u detyru. Apeli i jam per TV'te dhe studiot e debatit osht ky: mos u relaksoni Ne jena të fortë, qaq sa është e fortë pika jonë më e dobët.

Nëse një media thyhet nga frika, nga presioni, nga tundimi i “qasjeve ekskluzive”, nga mendimi “hajt se tash u zbutën”, atëherë zinxhiri këputet te hallka ma e dobët Le të vijnë në studio.

Patjetër.

Por le të vijnë pa kushte, pa selektivitet, pa “kjo është media jonë e kjo e Serbisë”. 
Le të vijnë me përgjigje, jo me etiketa. Le të vijnë me debat, jo me disiplinim. Sepse më 28 dhjetor mbaron fushata.

Po pas 28 dhjetorit, nëse prapë s’e marrin shumicën, fillon ajo që s’kanë qejf: kompromisi, koalicioni, realiteti.

Dhe aty, “qengji” zakonisht zhduket.

Lajme të ngjashme