Dy fytyrat e opozitës - NACIONALE

Dy fytyrat e opozitës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Kjo javë tregoj më të mirën dhe më të keqën e opozitës. Gjatë javës kemi parë momete shumë të mira nga opozita. Në mesjavë u krijua përshtypja që ishte hera e parë që opozita krijoj një frymë, pas 4 viteve.

Kjo u bë me një qasje pozitive opozitare dhe ku ndodhën disa ndryshime që rezultuan në një situatë ku kandidati i PDK për kryeministër dukej më shumë si një rugovist sesa një komandant dhe ku LDK aplikonte fushatë pozitive dhe ofronte vizionin dhe projektet e saja në vend të kritikave monotone kundër qeverisë. Kjo me gjasë ishte kulmi pozitiv i opozitës.

Sot gjithçka ndyshoj. Opozita, për kontrast, tregoj anën e saj më të keqe. Temat e 'tradhëtisë dhe patriotit'... 'spiunëve dhe inteligjencave' ..temat e Serbisë dhe luftës ishin temat kryesore. Sikurse qytetari nuk i ka ndëgjuar këto mjaftueshëm qe 25-30 vitet e fundit. Ata po kërkojnë zgjidhje praktike nga politika, jo kthim në histori.

Sot pamë ndoshat çka mund të cilësohet ana negative e opozitës. Negative në aspekt ku opozita në vend që të tregoj përparësitë dhe ofertën e saj alternative karshi qeverisë dhe pushtetit, ajo u kthy në agjendën e vjetër të kritikave kundër qeverisë.

Këto kritika sot arritën kulmin negativ në një monlog në kuvend ku të orkestruar stigmatizua një grua deputete deri në asgjesim politik. Ende pa u hetuar dhe vërtetuar rasti, një deputet tha 'duhet të shpallet person që rrezikon sigurinë kombëtare'.. "tradhëti' një tjetër tha. Të krijohej pështypja që nëse kishim qenë 5-6 shekuj më herët, ata burra do kërkonin denimin me vdekje për deputetën.

Kështu, gjatë një jave, ne pamë të dy anët e medaljes. Tash opozita i ka treguar dy anët e saja dhe mesiguri mund të vendosë tash e tutje nëse dëshiron të vazhdoj të aplikoj anën e saj pozitive apo negative. Ndoshta kur aplikon anën e saj negative, opozita po ngadalëson tkurrjen e pushtetit me automatizëm duke rikujtuar publikun pse i kanë ndëshkuar më herët.

Por me anën pozitive, partitë opozitare kanë një gjasë shumë më të mirë që të bindin publikun me ide e projekte. Gjithashtu kjo 'luftë' është mes të kaluarës dhe të ardhmës. Ata treguan që mund të ofrojë një alternativë pushtetit aktual duke u treguar të matur dhe me disa ide të mira për publikun.

Javët në vijim do të kuptojmë më shumë. Nëse opozita është maturuar deri në atë masë saqë nuk ka një rrezik për kthim mbrapa. Secili kthim nënkupton gjithashtu një fitore më bindëse për pushtetin me 9 shkurt. Zgjedhja rreth qasjes që duhet aplikuar dhe që jep më së shumti kthim mbetet mesiguri tek lidershipet të partive opozitare.

Lajme të ngjashme