Durim Jasharaj, i përpunuari i Arkanovcit, një tjetër i fiksuar pas Serbisë që mbron Vetëvendosjen - NACIONALE

Durim Jasharaj, i përpunuari i Arkanovcit, një tjetër i fiksuar pas Serbisë që mbron Vetëvendosjen

4 muaj më parë

nga NACIONALE

(Shkruan: Lirim Mehmetaj)

Albin Kurti nuk merr më pjesë nëpër debate televizive dhe kur jep intervista ato janë vetëm prova tragjike të një dogmati.

Fjali fyl për viktimat e tij, që të frikësuar përpara kompleksitetit të përgjegjësisë jetësore dhe diversitetit molisës të problemeve ditore, ranë në kurthin e individit sugjestiv që ua ofroi botën e thjesht me një rend përfundimtar.

Në anën tjetër, deputetët e Vetëvendosjes, disa lavdithurës të patalentuar, dalin rrallë në debat e kur dalin paraqitjet e tyre janë masakra që veçse ekspozojnë doktrinën mizore

Prandaj, leva më e fundit e Vetëvendosjes janë disa prepotentë materialistë që argumentojnë me citate të autorizuara të partisë, të zhveshur nga çdo element mendimi autonom, me qëllimin e vetëm në mirëmbajtjen e spektaklit të hipnozës kolektive.

Të vendosur në servim të Albin Kurtit, thuajse u është injektuar rroli i shërbëtorit përmes rrugëve biologjike – meqë nuk e braktisin as rastësisht – analistët e Vetëvendosjes, të deformuar shpirtërisht, moralisht e njerëzisht, janë arma më e vlefshme e partisë sot.

Pasi mendja e tyre nuk është asgjë tjetër përveçse një vegël në duart e pushtetit, normalisht se unë i marr për trajtim të menjëhershëm këto qenie të kobshme që kanë pësuar nënshtrim përfundimtar nga fuqia politike e Albin Kurtit, e cila atyre u duket e papërballueshme dhe e përjetojnë si domosdoshmëri historike.

Me nuanca dalluese të papërfillshme dhe të panevojshme për t’u theksuar, ata janë pothuajse identikë dhe brenda kësaj garniture e gjej edhe shtriganin e fundit të konvertuar në neutralin që mbron pushtetin, atë që del në Pressing krah Ramabajës, Durim Jasharajn.

Për shkak se nuk është nga Prishtina, nuk është dikush i rritur nën kthetrat e Arkanit mizor, si padroni i tij Rron Gjinovci dhe për shkak se nuk i takonte ndonjë familje nga koniunktura gjakpirëse jugosllave e paraluftës, në fillim mendova se është veç një budalla, një frikacak që dëshiron të bëjë karrierë në “kryeqytet”, një i vetëfshehur që nga nevoja e pranimit përjeton transformimin e brendshëm, një deluziv që përshtatet, si një rast i shpeshtë i të rinjve që i karakterizon frika e të menduarit në mënyrë të pavarur, pasi, për shkak të leximit të vobektë, i tmerrohen shterpësia personale.

Këtë edhe do ta kuptoja, përkundër se nuk do ta falja.

Por, jo. Ashtu siç nuk e paramendoja, Durim Jasharaj nuk është aspak një i ri që ka përzënë shpirtin për motive metafizike.

Zotëri Jasharaj – dhe këtë ua vërteton ai vetë – ka punuar për një organizatë të quajtur “Rosa Luxemburg Stiftung Southeast Europe”, ose Fondacioni “Roza Luksemburg” për Evropën Juglindore. Një degë kjo e selisë qendrore e organizatës që është fondacion i partisë të së majtës radikale në Gjermani “Die Linke”, organizata e vetme politike në Gjermani që ishte rreshtuar krah Serbisë në kohën e luftës.

Selia e organizatës është në Serbi, më saktësisht në adresën “Gospodar, Jevremova 47, 11000, Beograd”.

Në kohën kur Jasharaj punonte për këtë organizatë, drejtor i saj ishte një serb i lindur në Gjermani, Boris Kanzleiter.

Aktualisht shefe e zyrës është Maria Oshana, e ardhur nga zyra në Greqi.

Veç tjerash, nën sponzorizimin e kësaj organizate në vjeshtën e vitit 2015 ishte mbajtur në ishullin Bashka të Kroacisë edhe takimi regjional i organizatave të majta në rajon. Aty ishte shpalosur ideja që aktivistët e organizatës në shtetet prej nga vinin të instalonin në diskursin publik ri-krijimin e Jugosllavisë, por tash si ndërtim i pastër socialist.

Pa dyshim, pjesë e takimit ishte, atëkohë Pukovnik-u i Jasharajt, Rron Gjinovci, i cili si drejtor i ORCA-s kishte ofruar “mbështetje të pakursyer”.

Me misionin për instalimin e idesë për ri-krijimin e Jugosllavisë në Kosovë, veç Gjinovcit, ishte angazhuar edhe Agon Hamza, (nipi i ish funksionarit famëkeq jugosllav Xhevdet Hamzës).

Kjo organizatë, “Rosa Luxemburg Stiftung Southeast Europe”, në Serbi financon rreth 10 organizata të tjera, mes tyre “Marks 21”, që formalisht perceptohet si më pozitive në raport me pranimin e realitetit të ri, njohjes së Kosovës shtet i pavarur, por që pjesë e aktivitetit të tyre është lobimi për rrëfimin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime ndaj civilëve serbë.

Për shkak se përjetohej si kundërshtare e qeverisë në Serbi, infrastruktura e saj është shfrytëzuar shumë nga shërbimet e inteligjencës serbe, veçanërisht me infiltrime në Kosovë.

Shumë pjesëtarë të kësaj organizate e kanë vizituar Kosovën, siç ishte rasti me Ksenija Forca, një aktiviste serbe dhe gjithashtu Milosh Bakoviç Jadzhiç, edhe ky punëtor i organizatës në Beograd.

Raste të tjera janë edhe kur në vitin 2017 në Kosovë kishin ardhur Iva Markoviç dhe Marko Miletiç (për të cilët më gjerësisht mund të na flas vetë Jasharaj).

Jasharaj, pasi u pagua për punë sfilitëse për grupin politik deputetët e të cilit u rreshtuan si mbrojtës të patundur të çmendurisë serb, tani del në televizor dhe duke përdorur propagandën uniforme të Vetëvendosjes, me stil të ndonjë kleriku agresiv, u kërkon llogari njerëzve në panel se a mos financohen nga ky a ai mini-market.

Pa ndjerë kurrfarë nevoje as për sqarimin minimal të argatit anti-kombëtar, pa u shpjeguar fare përse bëri punë kundër shtetit të vet, me të njëjtën mungesë sqarimi, përmes murmuritjes së organizuar të pushtetit, përlyen si magjetor.

Për ata që mund të mos e dinë, Die Linke (partia që financon organizatën me seli në Beograd për të cilën punonte Jasharaj), para formatimit, quhej Partia e Socializmit Demokratik PDS (pasardhëse e drejtpërdrejtë e partisë marksiste-leniniste që udhëhiqte me ish-Gjermaninë Lindore, Partia Socialiste e Unitetit të Gjermanisë SED).

Më thjesht, partia që kishte ndërtuar murin e Berlinit.

Siç dihet, PDS ishte e vendosur fuqishëm kundër bombardimeve të NATO-s dhe më vonë, tash si “Die Linke”, kundër pavarësisë së Kosovës.

Kur Joschka Fischer, zëvendës-kancelar dhe ministër i Jashtëm i Gjermanisë në kohën e luftës në Kosovë, shtynte për bombardimin e Serbisë, kryesia e kësaj partie e quante atë “Hitler”.

Një nga liderët e kësaj partie, Gregor Gysi, edhe e kishte vizituar Slobodan Millosheviç-in në Beograd, me 14 prill 1999, si shenjë e mbështetjes së partisë së tij për Millosheviç-in.

Në vetë parlamentin gjerman, Gysi ishte quajtur “kolona e pestë e Beogradit” dhe ishte kritikuar ashpër për vizitën.

Ata gjithashtu ishin partia e vetme në Bundestagun gjerman që votuan kundër bombardimit.

Nga organizata e kësaj partie ka marrë rrogë Durim Jasharaj.

Në artikujt e kohës mund të gjenden tituj si “Ish-stalinistët kundërshtojnë bombardimin”. Derisa edhe pas fillimit të bombardimeve kjo parti kishte propozuar një plan pese-pikësh që fillonte me pikën 1: “ndalje e menjëhershme e aktivitet të NATO-s”.

Edhe një herë: Nga organizata e kësaj partie ka marrë rrogë Durim Jasharaj.

Pas vizitës, Gysi do t’i dërgonte edhe letër Millosheviç-it ku i shkruante se “theksoj refuzimin tim të pa mëdyshje të luftës ilegale dhe krejtësisht jo fer/të pabarabartë të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë”.

Ai gjithashtu i shkruante Millosheviçit se bombardimi dhe e gjithë situata “është në interes vetëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si mënyrë për të penguar një konkurrent politik dhe ekonomik, Evropën”.

Dhe, pikërisht për organizatën e financuar nga kjo parti, me seli në Beograd, punonte Durim Jasharaj (këtë e konfirmon normalisht edhe vetë).

Ky përdhosës i studios televizive, para se ta marrë të drejtën të jap çfarëdo gjykimi, duhet fillimisht të sqarohet se a i ka shkulur të përbrendshmet e tij nga kjo organizatë?

A është akoma me idenë e formimit të një Jugosllavie të re? A i takon ende organizatës që lobonte kundër pavarësisë së shtetit, që ky tash, çuditërisht, e ka merak se mos nuk po zhvillohet?

Njeriu që gjykon të tjerët për bashkëpunim me ish-partitë politike shqiptare në pushtet, a ka thënë ndonjë sqarim për bashkëpunimin e tij me një organizatë si “Rosa Luxemburg Stiftung Southeast Europe”?

Puna për ta a ishte një moment ligësie për të cilin kërkon falje, apo një mision i ndytë me të cilin vazhdon të bashkëjetojë?

Edhe pse, ky aktivitet i Jasharajt është veç një nga të shumtit që përbën temë për institucionet e sigurisë.

I njëjti, derisa banonte në banesën e dajës së tij, Haki Shatrit, ish-deputet i AAK-së e LDK-së dhe ministër i Financave në një kohë (po e di, Jasharaj derisa luftonte partitë e “ish-regjimit”, shfrytëzonte për banim banesën e dajës si njeri i regjimit) ishte përfshirë në aktivitete të tjera.

Në banesën me adresë “SU 5/7, H-111” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, atij i ishin gjetur shumë fletore me shënime nga literatura të ndryshme ushtarake.

Ndonjëherë do të ishte mirë të tregonte në Pressing se për çfarë i duheshin.

Aty ishin gjetur edhe libra të tillë si “Operacione Speciale në Mjete të Lëvizshme” e publikuar në vitin 1989 në Tiranë, nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë komuniste, apo të tjera si “Rregullore e Përgatitjes Fizike”, po ashtu e botuar nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë në vitin 1977.

Jasharaj, bashkë me shokun tij V.M., ishin vëzhguar për një kohë të gjatë si persona që mbajnë dhe përgatisin armë në kushte shtëpie (koktej molotovi për shembull).

Ka dhe të tjera.

Por, fillimisht, ky karakter i çngjyrosr thellësisht para se të futet në dialog me të tjerët me një skuthëri të neveritshme, duhet ta jap monologun e llogarisë para publikut që i flet, përndryshe do të vije një moment kur të na revoltohet stomaku krejtësisht nga këta demonë anti-kombëtarë dhe pastaj…

Marrë nga Gazetën Express, ku Durim Jasharaj, ka publikuar fillimisht këtë shkrim kundër Lirim Mehmetajt.

Lajme të ngjashme