Disa fjalë prej zemrës, për djemtë më të mirë të Kosovës - NACIONALE

Disa fjalë prej zemrës, për djemtë më të mirë të Kosovës

4 muaj më parë

nga Besian Beha

Video-opinion nga gazetari i Nacionales, Besian Beha.

Nuk ka ndodh me u ulë në këtë karrige, me iu drejtu kësaj kamere, edhe me pas të vështirë me gjet fjalë.

Iu kam drejtu shumë audiencave, njerëzve me halle e institucioneve, ama fjalë ma prej zemre se këto, nuk kam pas asnjëherë.

Po du me iu drejtu djemve ma t’mirë të këtij vendit. Djemve që kanë zgjedh me përfaqësu shtetin. Flamurin e Kosovës. Kombëtaren e Kosovës.

Edhe nëse nuk e shohin po du me i thonë disa fjalë, edhe pse dikush mundet me quajt patetike.

Pak kush e din që karrierën si gazetar e kam nis në sport. Ama në vend që me fol si gazetar, po du sot me fol si tifoz.

Si tifoz që pati raportu kur Kosova u pranu në UEFA. Kur pata udhëtu në motin me shi për ndeshjen me Haitin në Mitrovicë. Kur në 5 shtatorin e vitit 2016, në çdo orë e publikoja nga një lajm të tipit “Filan lojtari merr aprovimin nga FIFA të luajë kundër Finalndës”. Se nuk dihej as a do të mund t’i bënim 11 lojtarë.

Si djal i ri që pata shku në Shkodër kur nuk kishim as stadium. Kur i ndjekja edhe në stërvitje, në ato fusha që pak metra më tutej dilte tymi i termocentraleve.

Kur me shku në stadium me fanellë të Kosovës ke qenë pak i paragjykum.

Kur, kur, e kur e kur e shumë kura të tjera. Që me përmbyllë: kur kurrë nuk e kam lënë vetëm këtë kombëtare. Në asnjë ndeshje si vendas. As në miqesore e as në ndeshje zyrtare. As kur Policia gjuante gaz lotsjellës se bëhej hallakamë për bileta, e as kur biletat nuk i blente kërkush se Kosova nuk ishte në formë.

As në barazimin me Andorën, e as në fitoren me Azerbejxhanin që na dërgoi krejt afër Kampionatit Evropian.

As në dështimin me Bjellorusinë, kur ma ndjente zemra se kjo dit si e sotit do të vinte.

As në ndeshjen me Suedinë, ku nuk prisnim fitore, pas asaj që ndodhi me Zvicrën.

Ama kemi qëndru. Edhe në humbje. Edhe kur kemi qenë në fund të pusit. Edhe sot që jemi 90 minuta larg Kampionatit Botëror.

Unë e di që secili prej atyne djemve që kanë me veshë atë fanellë e me dalë në stadiumin me emrin e të madhit Fadil Vokrri, e dinë çka ëndërrojmë secili prej nesh që jemi në tribuna. Secili prej të tjerëve që është në shesh, e secili që ka vendosë me këqyrë ndeshjen në shtëpi. E din, se edhe ata ndjehen njëjtë. E din që për me ardhë këtu, nuk ka qenë lehtë.

Familjarët e një pjese të lojtarëve janë detyru me dalë jashtë shtetit prej luftës, e ata që i kanë rrit fëmijët këtu kanë sakrifiku shumë. Qashtu qysh kanë sakrifiku shumë gjenerata që prej lloçit, sot po e shohin farën që e kanë mbjellë duke lulëzu.

Ama është një gjë që i bashkon ata djemë që janë rrit jashtë, e ata që kanë dalë prej futbollit të Kosovës. Dashuria për fanellën, për shtetin, për flamurin, për kombin. Bashkë me Valonin që e ka lanë Norvegjinë, Leonin e Albanian që e kanë lanë Zvicrën, Fisnikun që erdhi prej ditës së parë te Kosova, apo Miloti, Vedati, Amiri, Edoni, Lumbardhi, Dioni, e plot të tjerë, që u rritën e u zhvilluan këtu.

Krejt e kanë veç një qëllim, me ia jetësu andrrën një populli të hekun keq. Një populli që veç moment si ky i bashkon. Shtetit ma të ri në Evropë, për të cilin kualifikimi në Botëror do të ishte si pavarësi e dytë.

Andaj, djema, ju jeni ata që mund ta shpallni pavarësinë e dytë të Kosovës. Sepse kur emrat ju shkruhen në histori, askush nuk mund t’i fshijë ata.

Edhe nëse jo, unë po iu them sot faleminderit për gjithçka.

“Prej luftës jemi rritë, ky popull nuk njeh frikë. Kemi luftu me shpirt, edhe kur s’kemi pa dritë”.

Lajme të ngjashme