Arianit, kur flisni për sindikatat mos gënjeni hatri i Albinit
Arianit, kur flisni për sindikatat mos gënjeni hatri i Albinit
Shkruan: Rrahman Jasharaj - kryetar i SBASHK-ut
Albini dhe qeveria e tij u munduan të shuajnë sindikatat dhe këtë e dinë edhe Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe Internacionalja Botërore e Arsimit , por nuk arritën edhe pse kishin një armatë të tërë gënjeshtarësh në face book e disa analistë që donin të jenë nga ata që pinë kafe me Albinin, kafe që dikur unë , vëllai im Ukshini e ca veprimtarë të tjerë për bashkimin e kombit me Albinin e pinim bashkë me Dardanin në Pejë .
Unë Rrahmani u mundova të hesht pas grevës së shtatorit 2022 që të mos e pengoj “mbretin” Albin në “përpjekjet” e tij në shërbim të bashkimit kombëtarë e të një “dite të re”.Mos ta pengoj as në angazhimin e tij që Vuçitit t’ia përplas në fytyrë argumentet për veprat kriminale të tij e të shtetit të tij ndaj shqiptarëve e të Kosovës. Por, angazhimi im që të tërhiqem nga opinioni e të lë në qetësi “Mretin” Albin të rrugëtojë po pamundësohet , me qëllim edhe nga shërbëtorët e Albinit. Disa analistë që më fyenin e shanin pa as edhe një argumente, po shoh kanë nisur të ndjehen keq , analistët e tjetër që flisnin të vërtetën po më pamendin dhe po ndihen mirë duke parë se si po sillet Kurti me grevat e e grevistët e tjerë.
Unë Rrahmani , apo baba i grevave, kam menduar se ishte çka ishte dhe se do të angazhohemi të gjithë për rrugëtimin e Kosovës drejt të ardhmes më të mirë, por në disa debate prapë më rikthyen si sindikalist e armik të Qeverisë . Kjo ndodhi më shumë në emisionin “Komplot” me analistët Arinanit Sllamniku e një teolog Mustafë Bajrami. Me te teologun nuk dua të replikoj , por e lus të merret me profesionin dhe besimin se të besimet nuk debatohet për sindikatat dhe z. Bajrami u pa se , përveç që ke lexuar pak, asgjë hiç nuk di për sindikatat dhe vërejta se fort e ka për qejfi Albinin.
Ti Arianit Sllamniku shihet qartë se je i dashuruar në “mbretin” Albin dhe ani vazhdo. Për sindikatat je një analfabet dhe u pa se nuk di gjë. SBASHK-u nuk u themelua pas luftës e as me dëshirën e Thaçit, Mustafës, Haradinat e Hotit. SBASHK u themelua si nevojë e kohës për ta mbrojtur arsimin shqip në vitet e 90-ta dhe këtë e dinë gjithë shqiptarët e Kosovës që jetuan këtu në ato vite. SBASHK-u as edhe një minutë nuk ishte në shërim të dikujt tjetër , përveç të kërkesave të anëtarësisë . Arian i gjorë ruaje vlerën e mjekrës se të hidhërohet vëllai im Ukshini, por mos gënje hatri i Albinit. Rrahmani ka mbështetjen e anëtarësisë , që janë votues edhe të LDK-së, edhe të PDK-së, AAK-së, VV-së e subjekteve tjera politike jo parlamentare dhe të minoriteteve që kanë pranuar Kosovën si shtet të tyre. Unë nuk i thirra ata në greva, por ata më obliguan që unë të jem në krye të këtij aktiviteti sindikal.
Mos gënje për shujtat e të drejtat tjera të anëtarësisë sonë që falë SBASHK-ut janë nënshkruar Marrëveshje Kolektive me MASHTI-n dhe që të gjitha e më shumë se ato po i gëzojnë anëtarët e SBASHK-ut. Shihet se e do shumë Albinin, por lexo e merr informacione të sakta e mos gënje hatri i Albinit. Gënjeshtrat tua për të tjerët e hatri i Albinit mund të të shiten për pak ditë, por gënjeshtrat ndaj meje dhe SBASHK-ut nuk të ecin as edhe për ca sekonda sepse punëtorët e arsimit, shumica janë betuar për Bashkë e në SBASHK. Unë kam nderin dhe jam krenar që ata më besojnë dhe unë jam në shërbim të kërkesave të tyre o i gjori Arianit.