Agjenda pan-shqiptare: Mësime të rëndësishme për Kosovën
Shkruan: Shenoll Muharremi
Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi rreth sportit ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, por ajo që Prishtina duhet të bëjë është të mësoj. Po vazhdojmë me debatin e aplikimit të Shqipërisë bashkë me Serbinë në UEFA. Fjala është për aplikimi është për organizim të Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.
Ne duhet të mësojmë nga gjërat që ndodhin. Sidomos të i shofim ato pa emocion e ngjyrime patriotike. Të jemi sa më shumë 'business minded'. Këto ngjarje nuk janë aty vetëm sa ne me qenë të kënaqur apo pakënaqur - kjo është e parëdësishme dhe pa dobishme gjithashtu. Ne duhet të adaptohemi vazhdimisht, të bëhemi më të zgjuar dhe praktik.
Ne duhet të i marrim këto ngjarje rajonale si 'informata' apo 'inteligjencë' dhe të adaptohemi, të modifikohemi. Të i përfshijmë këtë mësime në algoritmet tona të brendshme, përfshi në vendim-marrje dhe politik-bërje. Nëse Kosova nuk mëson nga këtu, nuk është faji i tjerëve. Deri tash, duket që pak kemi mësuar për shkak se reagimi ynë është ende jo-racional dhe emocional.
Nuk ka këtu vend për hatërmbetje. Shqipëria po sillet si vend sovran dhe po shiqon interesin e vet dhe të ekonomisë dhe sportit të vet. Në fakt, Shqipëria gjithmonë e ka shiquar interesin e vet, përfshi në futboll. Kosova duhet të kuptoj që në Shqipëri nuk ka si të kuptohet agjenda 'Pan-Shqiptare' sikurse në Kosovë, se eksperiencat tona janë diametrikisht ndryshe në të kaluarën.
A ju kujtohet kur lobojke Federata Shqipare kundër krijimit të Kombëtarës së Kosovës në futboll? Për ta ka qenë punë e mencur (afatshkurtër), e për ne jo. Ata i donin lojëtarët nga Kosova se e forconin ekipin e tyre! Kaq e thjesht është.
Andaj jami ne që duhet të mësojmë nga këto ngjarje. Për shkak se ne kemi qenë gjithmonë 'gjeneroz' por edhe naiv. Agjenda Pan-Shqiptare në konrnizën dhe kontekstin 'patriotik' që ka aplikuar Kosova është e paqëndrueshme dhe nuk jep rezultate të mira.
Vetëm Kosova po e ndjek këtë model, dhe kjo me gjasë duhet të ndryshoj. Ne duhet të nisemi nga interesi jonë fillimisht, për shkak se ne më shumë kontriboujmë si vend i funksional e i fuqishëm për agjendën Pan-Shqipare sesa sikur disa patriot të paarsyeshëm.
A ju kujtohet gjithashtu kur patatet e Kosovës u ndaluan dhe u vendosën barriera të ngjashme si taksa? Pastaj të gjithë e paguani taksën 10 euro me hy dhe me dalë në autorrugën e Shqipërisë.
Kjo nuk dmth që Shqipëria është e keqe. Përkundrazi. Ata po sillen sikur vend pragmatik ku ju intereson më shumë biznesi sesa idetë Pan-Shqiptare apo edhe nacionaliste. Shiqojeni edhe në aspektin politik. Apo nëse doni edhe tek iniciativat sikur Ballkani i Hapur.
Fundja, derisa politika dhe qeveria e Kosovës po merret me zgjedhjet e brendshme të Maqedonisë së Veriut, Shqipëria po aplikon të organizoj një tournament futbolli bashkë me Sërbine.
Sa shpjegim i bukur nga Federata e Shqipërisë: "Ne kemi pas dëshirë me e bashkë-organizu me Kosovën, por nuk i keni plotësuar kushtet e infrastrukturës". Në të njejtën kohë, sot Kina filloj të ndërtoj një ndër stadiumet kryesore në Serbi ku supozohet se do të zhvillohen lojërat.
A po e kuptojmë tashmë? Kosova duhet të kthehet kah vetja dhe të rrisë fuqinë, ekonominë dhe ndikimin. Nacionalizmi nuk është përgjigje. Nuk mund të organizoj kampionate europiane me nacionalizëm, duhet infrastrukturë e sportit.
Ka shumë mësime për Kosovën, por a duam të mësojmë ne? A duam të bëhemi partner dhe lojtar në të ardhmën, apo dëshirojmë të vazhdojmë të anashkalohemi. Nuk na ka faj bota, e as Shqipëria. Fatin e kemi në dorën tonë. Nëse e ndërtojmë Kosovën për interesin e saj, bëhemi të rëndësishëm, nëse jo mbesim kështu.