Çoroditet ministrja serbe, e mohon gjenocidin në Srebrenicë - NACIONALE

Çoroditet ministrja serbe, e mohon gjenocidin në Srebrenicë

14 minuta më parë

nga NACIONALE

Tashmë puna për të njohur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, përmes një rezoluta të OKB-së, është çështje shumë e diskutuar.

Serbia vazhdon të kundërshtojë këtë hap, duke refuzuar të njohë gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku për tri ditë u vran mbi 8 mijë burra boshnjakë myslimanë.

Ministrja e Drejtësisë, Maja Popoviq, ka theksuar se propozimi i rezolutës është në favor të historisë së boshnjakëve të vuajtur dhe për të mohojnë vuajtjet e serbëve.

Madje, siç transmeton Tanjug, ajo ka mohuar gjenocidin në Srberenicë, ndonëse vetë Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi kishte dënuar Ratko Mlladiqin dhe disa persona të tjerë për këtë masakër.

Sipas Tanjugut, Popoviq citohet të ketë thënë “që nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë”.

Lajme të ngjashme