Çka janë tarifat që Trumpi po i përdor kaq shumë?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komunikuar një seri të re tarifash për një sërë vendesh që eksportojnë mallra në ShBA, duke filluar nga 1 shkurti.
Trump ka thënë se këto do të mbeten në fuqi "deri në momentin kur të arrihet një Marrëveshje për blerjen e Plotë dhe Totale të Grenlandës" nga SHBA-ja.
Por çka janë tarifat?
Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara.
Zakonisht, kjo pagesë është një përqindje e vlerës së mallit. Për shembull, një tarifë prej 10% mbi një produkt prej 10 dollarësh do të nënkuptonte një taksë shtesë prej 1 dollari — duke e çuar koston totale në 11 dollarë.
Taksa i paguhet qeverisë nga kompanitë që sjellin produktet e huaja. Këto firma mund të kalojnë një pjesë ose të gjithë koston shtesë te klientët e tyre, gjë që në këtë rast do të thotë amerikanët e thjeshtë dhe bizneset e tjera amerikane.
Pse po i përdor Trump tarifat?
Trump thotë se tarifat rrisin shumën e taksave të mbledhura nga qeveria, inkurajojnë konsumatorët të blejnë më shumë mallra të prodhuara në Amerikë dhe nxisin investimet në SHBA.
Trump, sipas BBC, dëshiron të reduktojë deficitin tregtar të SHBA-së, hendekun midis vlerës së mallrave që vendi blen nga vendet e tjera dhe atyre që u shet atyre. Presidenti argumenton se SHBA-ja është shfrytëzuar nga "mashtruesit" dhe është "plaçkitur" nga të huajt.