Çitaku, uron Kadri Veselin: Urime ditëlindja, Luli i UÇK-së!
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka përcjellë një urim për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në ditëlindjen e tij.
Në një postim në Facebook, ajo e ka quajtur Veselin “Luli i UÇK-së”, duke shprehur bindjen se ai do të kthehet me nder.
“Urime ditëlindja, Luli i UÇK-së. Ke me u kthy faqebardhë, si gjithmonë”, ka shkruar Çitaku.