Zyrtarja e LDK-së: Paaftësia e Qeverisë la pa kushte esenciale ushtarët e FSK-së
Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Linda Krasniqi ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se kur e heqjen masën e sigurisë për mallrat serb, të njëjtën kohe i shtuar 20 euro në pensione.
Krasniqi ka thënë se gjatë kësaj kohe Serbia po forcon ushtrinë e saj, kurse ushtria jonë nuk ia ka as kushtet esenciale siç duhet.
Në fund ajo ka thënë se të gjitha këto kanë ndodhur për shkak paaftësisë të kësaj qeverie praktikantesh.
Postimi i plotë:
Hiqet masa e sigurise per mallrat serbe e te njejten kohe shtohen 20 euro ne pensione , tu hedh hi ne sy nuk po meret vesh koordinimi i Mimozes a !?
Po te njejten kohe Serbia forcon ushtrine e saj , kurse Ushtria jone e dashur nuk i ka as kushtet esenciale as nje shujte te ushqimit sic duhet e lere dicka me shume!
Krejt kjo per shkak te paaftesise te kesaj qeverie praktikantash qe te tille kan hyre e te tille do te ikin!