Zyrtarizohet divorci mes Princit Leka dhe Elia Zaharias - NACIONALE

Zyrtarizohet divorci mes Princit Leka dhe Elia Zaharias

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat në Shqipëri raportojnë se Gjykata e Tiranës ka vendosur për divorcin mes Princit Leka Zogu dhe Elia Zaharias.

Sipas burimeve të mediumit A2CNN, arsyet që kanë çuar në divorc janë konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës.

Të dy palët, raportohet se kanë pranuar këto arsyetime.

Në vendim, po ashtu thuhet se Elia nuk do ta mbajë më mbiemrin Zogu.

Vlen të theksohet se divorci mes Lekës e Zaharias është përcjellur me shumë reagime në opinionin publik, për shkak të përleshjeve që janë publikuar me video.

Lajme të ngjashme