Zyrtari i NATO-s për Klan Kosova: ShBA-të vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR-it - NACIONALE

Zyrtari i NATO-s për Klan Kosova: ShBA-të vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR-it

1 vit më parë

nga NACIONALE

Klan Kosova ka raportuar se “një zyrtar i NATO-s” ua ka konfirmuar angazhimin e zyrtarëve amerikanë ndaj aleancës "përfshirë praninë e ShBA-së në Evropë" dhe “rolit themelor brenda KFOR-it, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 trupa.”

Sipas mediumit, zyrtari ka theksuar se KFOR-i mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.” – citohet të ketë deklaruar zyrtari.

Lajme të ngjashme