Zyrtari i lartë i DASh-it mbërrin në Kosovë
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Brendan Hanrahan, ka mbërritur në Kosovë, ku është pritur nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA-së, Anu Prattipat.
Në një postim të Ambasadës Amerikane në "X", u bë e ditur se Hanrahan po realizon vizitën e tij të parë në Kosovës.
“Këtë mbrëmje, e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpriste Zyrtarin e Lartë, Brendan Hanrahan në vizitën e tij të parë në Kosovë.
Presim me padurim një fundjavë produktive me takime dhe vizita për të përforcuar prioritetet e SHBA-së për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në “X”.