Zyrtari i gjendjes civile në Gjakovë arrestohet për marrje të ryshfeti
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për marrje të ryshfetit në Gjakovë.
Sipas policisë, i dyshuari në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla të cilat ankuesi ia kishte dhënë.
Raporti i plotë:
MARRJE E RYSHFETIT
Gjakovë 21.08.2024-09:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.