Zyrtari i BE-së: Masat ndëshkuese do të hiqen sapo Kosova t`i përmbush rekomandimet e BE-së - NACIONALE

Zyrtari i BE-së: Masat ndëshkuese do të hiqen sapo Kosova t`i përmbush rekomandimet e BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme.

Ai ka bërë me dije se ato do të largohen sapo Qeveria e Kosovës t`i përmbush kushtet e BE-së për përshkallëzimin e situatës në veri.

BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën. Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria ta realizojë përshkallëzimin e situatës në përputhje me rekomandimet e BE-së”, ka thënë zyrtari i BE-së, në një konferencë për media që kishte bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai është shprehur optimist që shumë shpejtë do të largohet masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Shpresojmë që shumë shpejt ta lëmë pas dhe ta kthejmë fokusin tonë në reformën që është vendimtare për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian”, është shprehur Bianciardi.

Lajme të ngjashme