Zyrtari i AAK-së vdiq në një vetaksident, Policia jep detaje - NACIONALE

Zyrtari i AAK-së vdiq në një vetaksident, Policia jep detaje

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiq zyrtari i AAK-së, Rifat Stojkaj.

Sipas njoftimit të Policisë, i ndjeri kishte humbur kontrollin mbi veturë dhe kishte rënë në një kanal skaj rrugës.

“Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe bie nё njё kanal nё skaj tё rrugёs. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirëpo aty ka ndërruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme