Zyrtare: Sensi kalon te Monza në formë huazimi - NACIONALE

Zyrtare: Sensi kalon te Monza në formë huazimi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Stefano Sensi edhe zyrtarisht ka kaluar te skuadra e porsapromovuar në Serie A, Monza, në formë të huazimit për një sezon.

26-vjeçari, është duke shpresuar ta gjejë vetën dhe të bëj vend në ndonjë skuadër, pas problemeve të shumta me lëndime që u përball sa ishte tek Interi.

Mesfushori italian pati një fillim fantastik me zikaltrit, duke shënuar tre gola dhe duke bërë katër asiste në gjashtë ndeshjet e para. Në ndeshjen e shtatë u përball me një lëndim në muskuj dhe që nga atëherë forma e tij kishte rënie të vazhdueshme.

Tani Sensi shpreson ta gjejë formën fillestare që kishte tek Interi, që t’i shërbej për sezonin e ardhshëm në rikthimin e tij në San Siro.

Lajme të ngjashme