Zyrtare: Jesus kalon te Arsenali
S P O R T
Arsenali ka arritur që të sigurojë shërbimet e sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus, nga Manchester City për një marrëveshje 52 milionë euro.
25-vjeçari është lojtari i katërt që i bashkohet skuadrës së Mikel Artetas në këtë afat kalimtar veror. Gjatë këtyre ditëve, londinezët zyrtarizuan Fabio Vieira, Matt Turner dhe sulmuesin brazilian Marquinhos.
Arteta u shpreh shumë i emocionuar me arritjen e Jesus në skuadër.
“Klubi bërë një punë të jashtëzakonshme që rekrutoi një futbollist të tillë. E njoh Gabrielin shumë mirë që nga koha te Manchester City, ka qenë shumë i suksesshëm atje dhe besoj që edhe te ne do të jetë. Jam shumë i lumtur, sepse kemi arritur t’i sjellim të gjithë që kemi dëshiruar.”
✍️ Signing for The Arsenal
— Arsenal (@Arsenal) July 4, 2022
😍 Getting settled in...
📍 London Colney pic.twitter.com/WSW88jKbqS