Zyrtare: Hammarby konfirmon transferimin e Astrit Selmanit te Hapoel Beer Sheva - NACIONALE

Zyrtare: Hammarby konfirmon transferimin e Astrit Selmanit te Hapoel Beer Sheva

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hammarby ka konfirmuar transferimin e qendërsulmuesit Astrit Selmani te Hapoel Beer Sheva.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje të plotë dhe këtë e konfirmoi gjiganti suedez me komunikatën e fundit.

"Astrit Selmani largohet nga Hammarby për Hapoel Beer Sehva në top ligën në Izrael. Dokumentet e transferit janë nënshkruar të hënën në mëngjes, pasi klubet arritën marrëveshje për detajet e transferimit", shkroi klubi.

Kështu pas një viti e gjysmë te Hammarby, Selmani largohet duke pasur 57 paraqitje dhe shënuar 21 gola.

Lajme të ngjashme