Zyrtare: Blerim Krasniqi largohet nga Gjilani dhe kalon te CS Mioveni - NACIONALE

Zyrtare: Blerim Krasniqi largohet nga Gjilani dhe kalon te CS Mioveni

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollisti Blerim Krasniqi ka kompletuar kalimin te skuadra rumune CS Mioveni nga S.C Gjilani.

Skuadra gjilanase përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, derisa detajet nuk lejohen për publikun.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

"Sport Club “Gjilani” njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Blerim Krasniqi.

26 vjeçari është transferuar në elitën e futbollit rumun te ekipi CS Mioveni.

Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale dhe nuk janë për publikun.

Të gjithë në SC Gjilani e falenderojnë Krasniqin për kontributin e dhënë me fanellën kuq & bardh dhe i urojnë shumë suksese në karrierën e tij sportive", shkroi klubi.

Lajme të ngjashme