Zyrtare: Blerand Stavileci ushtrues detyre i kryetarit te KB Prishtina - NACIONALE

Zyrtare: Blerand Stavileci ushtrues detyre i kryetarit te KB Prishtina

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi basketbollistik Prishtina ka bërë të ditur se Blerand Stavileci do të ushtrojë rolin e kryetarit të klubit përkohësisht.

KB Prishtina ka mbajtur një mbledhje menjëherë pas situatës së krijuar, ku Burim Maraj ditën e hënë njoftoi dorëheqjen.

Postimi i plotë i klubit nga kryeqyteti:

"Sonte në Zyret e Klubit u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit të Klubit pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së Presidentit z. Burim Maraj.

Me propozim të Plisave, Kryetarit të Plisave në cilësinë e anëtarit të bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, u vendos që ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit të zgjedhet z. Blerand Stavileci.

Gjithashtu Bordi i Klubit votoi unanimisht për lirimin nga detyra të menaxhmentit të klubit", shkroi klubi.

Lajme të ngjashme