Zyrtare: AAK-ja lidh koalicion me Nisman, mbahet konferencë në ora 18:00 - NACIONALE

Zyrtare: AAK-ja lidh koalicion me Nisman, mbahet konferencë në ora 18:00

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka njoftuar se është lidhur një koalicion parazgjedhor me Nisman, që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Në njoftimin për medie, thuhet se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka vendosur për këtë koalicion, duke paralajmëruar edhe një konferencë për medie.

“Të nderuara media,

Këshilli i Pergjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma.

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë.

Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje!

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

AAK” – thuhet në komunikatën për medie të AAK-së.

Lajme të ngjashme