Zyra e Konjufcës i reagon Listës Serbe: Ka 4 muaj që s’vijnë në Kuvend - vazhdon të mbajë konsultimet në Beograd
“Lista Serbe”, e cila nesër do të jetë në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksander Vuçiq, ka nxitur një përgjigje nga Ilir Krçeli, shef i kabinetit të zyrës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ai ka deklaruar se partia e Goran Rakit ka katër muaj që po bojkoton Kuvendin e Kosovës dhe do të mungojë në seancën e planifikuar për nesër për shkak të udhëtimit për në Beograd.
Kërçeli ka thënë se është mirë të rikujtohet për ndërkombëtarët që “Lista Serbe” vazhdon të konsultohet në Beograd.