Zyra e BE-së shpreh "keqardhje" për moscertifikimin e Listës Serbe: Politizimi i KQZ-së bie ndesh me standardet ndërkombëtare
Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur zhgënjim për vendimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Përmes një reagimi, BE-ja ka lëshuar kritika të drejtpërdrejta ndaj partisë në pushtet, duke vlerësuar se KQZ-ja po bie pre e ndikimeve politike.
Zyra e BE-së në Prishtinë ka theksuar gjithashtu se veprime të tilla bien ndesh me standardet ndërkombëtare dhe me rekomandimet e raportit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.
"BE-ja në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos çertifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 28 dhjetorit.
Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së."