Zvonko Veselinoviq shihet në tubimin pro-Vuçiq në Beograd - NACIONALE

Zvonko Veselinoviq shihet në tubimin pro-Vuçiq në Beograd

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zvonko Veselinoviq, biznesmeni kontraverz serb nga veriu i Kosovës i sanksionuar në Listën e Zezë nga ShBA-ja, është parë të marrë pjesë në tubimin pro-Vuçiq në Serbi.

Kështu raportoi media serbe “Nova.rs”, ku Veselinoviq shihet të merr pjesë në anti-mitingun e organizuar nga Vuçiq për t’iu kundërvënë protestave masive disa mujore kundër regjimit të tij.

Kujtojmë se Zvonko Veselinoviq është futur në Listë të Zezë nga ShBA-ja bashkërisht me ortakun e tij biznesor nga Kosova, Millan Radojçiq – ky i fundit në arrati dhe në kërkim nga autoritetet e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Lajme të ngjashme