Zvicra dominon ndaj Kosovës: 4-0 pas pjesës së parë - NACIONALE

Zvicra dominon ndaj Kosovës: 4-0 pas pjesës së parë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Zvicrës ka krijuar avantazh të thellë ndaj Kosovës në pjesën e parë të ndeshjes, duke shënuar katër gola.

Golin e parë e shënoi mbrojtësi Manuel Akanji në minutën e 22-të, duke zhbllokuar rezultatin. Vetëm tre minuta më vonë, në të 25-ën, sulmuesi Breel Embolo dyfishoi avantazhin e Zvicrës me një goditje të saktë.

Më pas, skuadra zvicerane vazhdoi sulmin dhe shënoi edhe golin e tretë, duke thelluar epërsinë. Pjesën e parë e mbylli sërish Embolo me një gol fantastik, për ta çuar rezultatin në 4-0.

Lajme të ngjashme