Zv/ministrja e Sportit reagon për dhunën që e përdori trajneri i Taekwondos ndaj garueses - NACIONALE

Zv/ministrja e Sportit reagon për dhunën që e përdori trajneri i Taekwondos ndaj garueses

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zv/ministrja e Sportit, Daulina Osmani, ka reaguar pasi trajneri i Kosovës në Taekwondo e goditi me shuplakë garuesen pasi humbi në ndeshje.

Osmani ka theksuar se Ministria e dënon këtë rast.

Postimi:

E dënojmë rëndë incidentin e dhunës në sportin e taekwondos, ku trajneri godit me shuplakë një sportiste 8-vjeçare sepse humbi në garë.

Ky rast i dhunës është shkelje e rëndë e parimeve të edukimit sportiv dhe të kujdesit për fëmijët. Kjo sjellje është e papranueshme dhe nuk përfaqëson asgjë që sporti duhet të jetë – hapësirë për zhvillim, mbështetje dhe frymëzim për të rinjtë.

Përderisa Federata Evropiane e Taekwondos ka ndërmarrë masa ndaj trajnerit, Këshilli Kundër Dukurive Negative në Sport ka proceduar rastin në prokurorinë kompetente dhe i ka kërkuar Federatës së Taekwondos të Kosovës të veprojë menjëherë për të shqyrtuar veprimtarinë e trajnerit në sistemin sportiv. I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të reagojnë dhe të ndërmarrin masa të shpejta për të adresuar rastin në fjalë dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen

Dhuna nuk ka vend në asnjë sport, veçanërisht ndaj fëmijëve që janë ende duke u zhvilluar dhe kanë nevojë për mbështetje, jo për frikësim. Është detyra jonë të krijojmë ambient të sigurt, ku fëmijët ndihen të lirë dhe të frymëzuar për të ndjekur ëndrrat e tyre sportive.

Dhuna nuk ka vend në këtë mision.

Lajme të ngjashme