Zv/ministri serb i Kurtit kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste, i lidh me zjarrëvënien në Leposaviq
Policia e Kosovës njoftoi se në orën 4:00 të mëngjesit Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Leposaviq, Gorski Guriq, i është djegur vetura me një shishe “që kutërbonte erë benzine”, ndërsa këtë akt kriminal të zjarrëvënies, Zëvendës Ministri për Komunitete dhe Kthim e ka lidhur me Listën Serbe, për çka kërkoi që kjo parti “të shpallet organizatë terroriste”.
Në një postim në Facebook, Radomiroviq ka thënë se përmes zjarrëvënieve të këtij lloji po synohet të bëhet presion rreth mosbashkëjetesës së serbëve me shqiptarët, ndërsa beson që partia civile e Nenad Rashiqit “po rrihet çdo ditë e më shumë”.
“Do të publikojmë listat e bandave terroriste nga Leposaviqi që po shkatërrojnë jetën e sebëve. Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste”, ka shkruar Radomiroviq.