Sallahu e krahasoi PDK-në me Listën Serbe, Gruda: Koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së - NACIONALE

Sallahu e krahasoi PDK-në me Listën Serbe, Gruda: Koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatori për drejtësi i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili e krahasoi PDK-në me Listën Serbe për mospërkrahjen e Vetingut.

Gruda ka thënë se kjo deklaratë është e turpshme nga Sallahu, që sipas tij, koordinohen me kriminelin Milan Radojiçiq për të votuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së.

Tutje, ai ka thënë se PDK ka ndihmuar procesin e Vetingut por nuk “nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie.

Reagimi i tij:

Është e turpshme që zv. ministri i drejtësisë e krahason PDK-në me Listën Serbe.

Zv. ministri i Qeverisë, që koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në.

PDK e ka ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces.

Pra, PDK e ka përkrahur vetingun nga fillimi, mirëpo PDK nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t'i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin.

Lajme të ngjashme