Zv.ministri i Kurtit ia kthen Blerim Latifit, e quan "sharlatan" - NACIONALE

Zv.ministri i Kurtit ia kthen Blerim Latifit, e quan "sharlatan"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Blerim Latifi mbrëmë i reagoi Arbër Vokrrit, zëvendësministër i Administratës Publike, pas një komenti të këtij të fundit për Skënderbeun.

Mes tjerash, Latifi e quante Vokrrin edhe “hajvan”, duke shkruar:

“Tipi paguhet prej taksave të qytetarëve për t'u marrë me punët e shtetit, të cilat janë për faqe të zezë, ndërkaq ai merret me probleme të komplikuara të historiografisë dhe propagandë talibaneske. T'i thuash i papërgjegjshëm është pak. Jo, mendoj se kemi të bëjmë me një hajvan në kuptimin klasik të fjalës. Dhe pastaj çuditemi pse njerëzit e këtij vendi kanë bërë gati valixhet për të ikur një orë e më parë nga ky vend. Sepse si të mos ikësh kur në krye ke tipa që veç në Kabul i gjenë.” – shkroi Latifi.

Ndaj kësaj, ka reaguar zv.ministri Vokrri, duke i thënë “trus se s’e ki krytë me u marrë me çështje komplekse”, e madje e quajti edhe “sharlatan”.

“Blerim, trus se s'e ki ti kryet me u marrë me çështje "komplekse" as të historiografisë, as të kurrçkafit. Me konë i miri s'kishe provoku me çdo paraqitje publike, si sharlatan që je, pa trohë fuqie argumentuese” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, siç raportoi edhe Nacionale, në një koment, Vokrri është marrë me familjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kryeheroit të kombit shqiptar. Duke komentuar në statusin e sindikalistit Ali Sefaj, Vokrri, që është anëtar i moçëm i VV-së, e ka quajtur familjen Kastrioti si “pravosllavë”.

Tutje, ai ka shkruar se familja Kastrioti është varrosur në manastirin më të shenjtë serb.

“Ky sultan gjysmëshqiptar e mundi perandorin gjysmëserb të Bizantit (ai u vra), dhe dihet se ishte në luftë kundër pjesës pravosllave të familjes Kastrioti, sikurse edhe i ati i tij. Megjithatë këta sulltanë nuk i kishin ngucur Kastriotët pravosllavë kur këta u bënë edhe murgj në manastirin më të shenjtë serb, aty ku edhe janë varrosë” – shkroi Vokrri.

Lajme të ngjashme